Page 168 - Demo
P. 168
MATEMATIKA 71648.11 Syprinat e figurave të përbëraA Kërkoni dhe zbuloniNë sa trekëndësha është ndarë katërkëndëshi konveks?Gjeni syprinën e tij.Diskutoni me shokët/shoqet. B Vrojtoni dhe mësoniDini se syprina e një figure që përbëhet nga disa pjesë që nuk priten, është sa shuma e syprinave të këtyre pjesëve.Shumëkëndëshi i dhënë në figurë përbëhet nga një paralelogram dhe një trekëndësh, prandaj syprina e tij gjendet duke mbledhur syprinën e paralelogramit me atë të trekëndëshit.Mbani mend:Për të gjetur syprinën e një figurë çfarëdo, e ndajmë atë në figura gjeometrike që nuk priten, të cilave u njehsojmë syprinën me anë të formulave. Syprina e figurës është sa shuma e syprinave të pjesëve përbërëse të saj.ShembullGjeni syprinën e secilës figurë:Zgjidhjea) Figura përbëhet nga dy paralelograme, që kanë secili bazën 10 cm dhe lartësinë 3 cm. Syprina e njërit paralelogram është s = b · h = 10 cm · 3 cm = 30 cm2. Prandaj syprina e figurës është: S = 2 · s = 2 · 30 cm2 = 60 cm2.b) Syprina e figurës (e pjesës së ngjyrosur) gjendet duke zbritur nga syprina e drejtkëndëshit të madh syprinën e katrorit të brendshëm. Syprina e drejtkëndëshit është S = 12 cm · 7 cm = 84 cm2. Syprina e katrorit është s = (3 cm)2 = 9 cm2.Prandaj syprina e zonës së ngjyrosur është: S – s = 84 cm2 – 9 cm2 = 75 cm2.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Gjeni syprinën e figurës së ngjyrosur.12 cm8 cm10 cmFig. 8.54Fig. 8.5510 cm a)b)7 cm12 cm3 cm3 cm3 cm3 cm3 cmFig. 8.562 m 3 m3 m2 m3 m 2 m1 m4 mFig. 8.57

