Page 172 - Demo
P. 172
MATEMATIKA 71688.13 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Përmasat e një drejtkëndëshi janë 2 cm, 8 cm. Gjeni: a) diagonalen e drejtkëndëshit; (2 pikë) b) brinjën e katrorit që ka të njëjtën syprinë me drejtkëndëshin. (2 pikë) 2 Tregoni nëse është kënddrejtë trekëndëshi me brinjët 5 cm, 6 cm, 7 cm. (2 pikë) 3 Sa herë rritet syprina e qarkut, në qoftë se rrezja e tij rritet 2 herë? (2 pikë) 4 Është dhënë trekëndëshi kënddrejtë me katete 12 cm, 16 cm. a) Gjeni hipotenuzën. (2 pikë) b) Gjeni lartësinë mbi hipotenuzë. (3 pikë) 5 Brinjët e një paralelogrami janë 12 cm dhe 20 cm. Lartësia mbi brinjën e parë është 10 cm. Gjeni: a) syprinën e paralelogramit; (2 pikë) b) lartësinë mbi brinjën e dytë. (2 pikë) 6 Gjeni lartësinë më të vogël të trekëndëshit me brinjë 10 cm, 10 cm, 16 cm. (2 pikë)7 Gjeni syprinën e figurave të përbëra. (4 pikë)6 m4 m3 m a) b)6 m12 m5 mFig. 8.738 Gjeni syprinën e pjesës së ngjyrosur. (3 pikë) 6 m12 mFig. 8.749 Sipërfaqja me manushaqe në një lulishte e ka formën si figurë. Njehsoni syprinën e saj. 5 m10 mFig. 8.75

