Page 173 - Demo
P. 173


                                    169xNë fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 identifikon xxxxxxxxxxxxxxxxxxFjalë kyçe: shprehje shkronjore, vlerë të shprehjes, radhë të veprimeve në shprehje, shprehje të njëvlershme, ekuacion, rrënjë e ekuacionit, zgjidhje e ekuacionit, inekuacion, zgjidhje të inekuacionit, paraqitja grafike.SHPREHJET ME NDRYSHORE, EKUACIONE, INEKUACIONENë fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 zbaton radhën e veprimeve aritmetike dhe kllapave në shprehjet me shkronja;•	 njehson vlerat e shprehjeve shkronjore për vlera të dhëna të shkronjave;•	 zgjidh ekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe racionalë);•	 zgjidh inekuacionet lineare me një të panjohur (me numra të plotë dhe numra racionalë);•	 paraqet zgjidhjet e inekuacioneve në drejtëzën numerike dhe formon bashkësinë numerike të zgjidhjeve; •	 modelon dhe zgjidh ekuacione dhe inekuacione me numra të plotë dhe racionalë.A E DINI SE...?9Ekuacionet dhe inekuacionet përdoren gjerësisht në jetën e përditshme. Kur shkoni në një dyqan, ju duhet të llogarisni sasinë e parave që do të shpenzoni në varësi të çmimit të artikullit që do të blini. Shpejtësia e një makine (v) lidhet me kohën (t) që i duhet asaj për të përshkruar një rrugë (s). Gjatë ndërtimit të urave, inxhinierët duhet të zgjidhin ekuacione, që të jenë të sigurt se ura do të mbajë peshën për të cilën është projektuar. Kur motori i një automjeti nxehet më shumë se një temperaturë e caktuar, (për shembull, 103°C), termostati duhet të shkaktojë hapjen e valvulës, në mënyrë që uji të qarkullojë dhe motori të ftohet. Në qoftë se temperatura e motorit ulet nën një temperaturë të caktuar (për shembull, 82°C), termostati duhet të shkaktojë mbylljen e valvulës. Për këtë informacion mund të përdoret inekuacioni T < 103°C dhe T > 82°C, për të ruajtur temperaturën e duhur të motorit të automjetit.
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177