Page 174 - Demo
P. 174
MATEMATIKA 71709.1 Shprehje shkronjore (shprehje me ndryshore) A Kërkoni dhe zbuloniBileta e autobusit nga qyteti në bregdet kushton 12 euro për të rriturit dhe 6 euro për fëmijët.a) Sa kushtojnë biletat për pesë të rritur?b) Sa kushtojnë biletat për shtatë fëmijë?c) Sa kushtojnë biletat për dy të rritur dhe tre fëmijë?d) Po nëse udhëtojnë x të rritur dhe y fëmijë, sa kushtojnë biletat?B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Me anë të numrave, ndryshoreve, shenjave të veprimeve dhe kllapave mund të formohen shprehje me ndryshore.Në këtë kapitull do të shqyrtojmë vetëm shprehje që merren duke kryer mbi ndryshoret vetëm veprimet e mbledhjes (zbritjes), të shumëzimit (pjesëtimit) dhe të ngritjes në fuqi. Për to do të përdorim shkurt termin shprehje algjebrike.Fig. 9.1 2q3pShembulli 3Gjeni syprinën e drejtkëndëshit në figurë.ZgjidhjeSyprina = gjatësi · gjerësi == 3p · 2q == 3 · p · 2 · q == 6pq.Shembulli 2Një kilogram mollë kushton m euro dhe një kilogram pjeshkë kushton n euro.Shkruani me shprehje shkronjore sasinë e eurove për 7 kg mollë; 5 kg pjeshkë; për 7 kg mollë dhe 5 kg pjeshkë.Zgjidhje7 kg mollë kushtojnë: 7m5 kg pjeshkë kushtojnë: 5n7 kg mollë dhe 5 kg pjeshkë kushtojnë:7m + 5nShembulli 1Shkruani me anë të shkronjave shprehjen: “shumëzoni me dy numrin n dhe shtojini pesë”.ZgjidhjeE fillojmë me numrin: nE shumëzojmë me dy: 2nI shtojmë pesë: 2n + 5C Ushtrohuni duke zbatuar1. Shkruani shprehjet e mëposhtme nëpërmjet shprehjeve shkronjore:a) prodhimi i numrit y me 3;b) numrin x shumëzojeni me 3 dhe shtojini 4;c) numrin a pjesëtojeni me 6 dhe shtojini 2.

