Page 176 - Demo
P. 176


                                    MATEMATIKA 71729.2 Vlera numerike e një shprehjeje shkronjoreA Kërkoni dhe zbuloniNjë fletore kushton 2,5 euro. Një libër kushton 6 euro. a) Nëse Agimi blen x fletore dhe y libra, sa euro duhet të paguajë ai?b) Sa euro i kushtojnë Agimit 3 fletore dhe 2 libra? 5 fletore dhe 3 libra? 5 fletore dhe 1 libër?Në cilin nga rastet duhet të shpenzojë një shumë më të madhe parash? Diskutoni me shokët/shoqet.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Nëse shkronjat që figurojnë në një shprehje algjebrike i zëvendësojmë me numra dhe më pas kryejmë veprimet, do të marrim vlerën numerike të asaj shprehjeje për numrat e dhënë.Kuptohet që vlera numerike e shprehjes algjebrike varet nga vlerat e numrave që zëvendësojmë në të.Shembulli 1Në qoftë se x = 2 dhe y = 3, gjeni vlerën e shprehjeve: a) 5x – 2y;b) 4y(1 + x). Zgjidhjea) 5x – 2y = 5 · x – 2 · y = 5 · 2 – 2 · 3 = 10 – 6 = 4.b) 4y(1 + x) = 4 · y · (1 + x) = 4 · 3 · (1 + 2) = 4 · 3 · 3 = 36.Shembulli 2 Gjeni vlerën e shprehjeve të mëposhtme, nëse: a = 3, b = 4 dhe c = 5.a) 7a + c; b) 4 + 2c; c) ab – bc.Zgjidhjea) 7a + c = (7 · 3) + 5 = 21 + 5 = 26.b) 4 + 2c = 4 + (2 · 5) = 4 + 10 = 14.c) ab – bc = (3 · 4) – (4 · 5) = 12 – 20 = – 8.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Gjeni vlerën e shprehjeve, nëse a = 5 dhe b = 6:a) a + 7; b) a – 21 b; c) 3a + 221 b; d) 3b – 2a; e) b(3 + a).2. Gjeni vlerën e shprehjeve, nëse x = 3 dhe y = 4:a) x + 2y; b) 21y – 2x; c) 23xy ; d) x – 3y; e) 21x – 3y.
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180