Page 180 - Demo
P. 180
MATEMATIKA 71769.4 Kufizat me ndryshore. Reduktimi i kufizave të ngjashmeA Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupKujtoni vetitë e fuqive. Kryeni shndërrime identike të shprehjeve: a) x2 · x4; b) (–2x)4; c) x 2x43 22 ⋅ . Argumentoni veprimet.B Vrojtoni dhe mësoniShprehjet 5x2; (–3)x · (2x)2; ax4; x x341 janë prodhime të numrave, të ndryshoreve dhe të fuqive të tyre. Këto shprehje janë kufiza me ndryshore. Mbani mend:Kufiza me ndryshore quhet shprehja që merret duke kryer, mbi numrat dhe ndryshoret, vetëm veprimet e shumëzimit dhe të ngritjes në fuqi.Kufizën me ndryshore (–3) · x2 · 2x4 mund ta thjeshtojmë, duke përdorur vetitë e ndërrimit dhe të shoqërimit të shumëzimit (–3) · x2 · 2x4 = 2 · (–3) · x2 · x4 = –6x6. Kthyem kufizën në trajtë të rregullt. Mbani mend:Një kufizë me ndryshore ka trajtë të rregullt nëse: I. ka vetëm një faktor numerik; II. nuk ka kllapa; III. nuk ka fuqi të ndryshme, me të njëjtën bazë.Kur kufiza është kthyer në trajtë të rregullt, faktorin numerik të tij e quajmë koeficient të kufizës shkronjore. P.sh.: për kufizën (–3) · x2 · 2x4, koeficienti është – 6. II. Reduktimi i kufizave të ngjashmeKufizat 5x; – 2y; 3ax; 0,5x2; 7xy kanë trajtë të rregullt, por i kanë pjesët shkronjore të ndryshme. Kufizat 4ax; 25 − ax; 1,4ax i kanë pjesët e tyre shkronjore të njëjta. Kufiza të tilla quhen të ngjashme. Mbani mend:Dy ose më shumë kufiza quhen të ngjashme, kur në trajtat e tyre të rregullta, pjesët shkronjore së bashku me fuqitë e tyre, i kanë të njëjta.Thjeshtimi i shprehjeve mund të vazhdojë më tej, duke zëvendësuar në të, shumën (ndryshimin) e disa kufizave të ngjashme me një kufizë të vetme. Për këtë përdorim vetinë e përdasisë së shumëzimit.

