Page 181 - Demo
P. 181
9. SHPREHJET ME NDRYSHORE, EKUACIONE, INEKUACIONE177USHTRIME1 Sillni në trajtë të rregullt dhe gjeni koeficientet te kufizat me ndryshore:a) (2x) · (4x); b) (–3x) · (4x2); c) x21 ( ) 2 4a ; d) 231 x 15y. 2 Thjeshtoni shprehjen, duke hapur kllapat e duke bërë më tej reduktimin e kufizave të ngjashme:a) 2(x – 3) + 4(x + 5); b) 3(1 – x) – 6(x + 2); c) 0,5(x + 1) – 1,5(x – 1); d) 3(x2– 4) – 2 x2. 3 Plotësoni piramidën sipas rregullit: shprehja në secilën kuti është sa shuma e shprehjeve në dy kutitë që ndodhen poshtë saj.Shembulli 1a) 3x + 5x = (3 + 5)x d.m.th. 3x + 5x = 8x; b) 4xy – 2xy + 5xy = (4 – 2 + 5)xy = 7xy.Për të mbledhur kufizat e ngjashme mjafton të mbledhim koeficientet e tyre. Ky veprim quhet shpesh reduktim i kufizave të ngjashme në shprehje. Mbani mend:Për të mbledhur (reduktuar) disa kufiza të ngjashme, veprohet kështu: 1. mblidhen koeficientet e tyre; 2. shuma e gjetur shumëzohet me pjesën shkronjore të përbashkët.Shembulli 2Thjeshtoni shprehjen –2x2 + 3ax + 6x2 – ax.Zgjidhje Në këtë shprehje ka kufiza të ngjashme. Duke përdorur vetitë e mbledhjes dhe të përdasisë, shkruajmë:–2x2 + 3ax + 6x2 – ax = (–2x2 + 6x2) + (3ax – ax) = (–2 + 6)x2 + ax(3 – 1) = 4x2 + 2ax.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Ktheni në trajtë të rregullt kufizat e mëposhtme dhe gjeni koeficientet e tyre. a) 2x3 · (–4) · x; b) 3232x ⋅ x ; c) (–4x) · − x21 . 2. Thjeshtoni shprehjet, duke bërë reduktimin e kufizave të ngjashme. a) 5x – 7x; b) 2,5x2 – 1,5 x2; c) 4a – 7a + 10a. 3. Një gotë ka kapacitet v mililitra. Në fillim, në gotë hidhen 50 ml esencë limoni dhe më pas ujë derisa të mbushet. Diana mori esencë limoni dhe 2 litra ujë për të përgatitur 5 gota me pije. a) Shkruani një shprehje shkronjore për sasinë e ujit që duhet të shtohet në një gotë me kapacitet v ml, pasi i është hedhur sasia e esencës së limonit. b) Shkruani një shprehje për sasinë e ujit që ka mbetur në shishe, pasi u përgatitën 5 gotat me pije.c) Njehsoni vëllimin e ujit të mbetur në në shishen 2-litërshe, nëse v = 250 ml.15y–18x + 9y – 1225x + y + 823x –6x + 3yFig 9.8

