Page 187 - Demo
P. 187


                                    9. SHPREHJET ME NDRYSHORE, EKUACIONE, INEKUACIONE183USHTRIMESipas kushtit, shuma e tyre është 126. Pra: x + (x + 1) = 126.Zgjidhim këtë ekuacion. Kemi 2x + 1 = 126, d.m.th. 2x = 126 – 1, pra 2x = 125, d.m.th. x = 112,5. Kjo vlerë e x është e papranueshme për problemën, pasi x duhet të jetë numër natyror. Problema nuk ka zgjidhje.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Dy numra të plotë të njëpasnjëshëm e kanë shumën 31. Cilët janë numrat?2. Njëra brinjë e drejtkëndëshit është 4 cm më e madhe se tjetra. Perimetri i drejtkëndëshit është 28 cm. Gjeni gjatësinë e brinjëve të drejtkëndëshit.3. Mira ka 47 fotografi në një album dhe 35 në një album tjetër. Sa fotografi duhet të kalojë ajo nga albumi i parë në të dytin, në mënyrë që ata të kenë të njëjtin numër fotografish? Si ndryshon përgjigjja, në rastin kur numrat e fotografive në albume janë përkatësisht 40 dhe 27? 1 Gjatësia e segmentit [AB] është 2 cm më e madhe se gjatësia e segmentit [CD]. Nëse gjatësinë e [AB] e rritim me 2 cm dhe gjatësinë e [CD] e zvogëlojmë 3 herë, do të marrim gjatësi të barabarta. Gjeni gjatësinë e segmentit [AB].2 Autobusi e përshkoi largesën midis dy qyteteve për 1,8 orë, kurse makina për 0,8 orë. Gjeni shpejtësinë e autobusit, duke ditur që ajo është 50 km/orë më e vogël se e makinës.3 Në një kamion ngarkuan 0,6 ton grurë më tepër se në një tjetër. Nëse në kamionin e parë do të ngarkonin 1,2 herë më shumë, kurse në të dytin 1,4 herë më shumë, sasitë e ngarkuara në dy kamionët do të ishin të barabarta. Sa tonë grurë u ngarkuan në secilin kamion?4 Në një fshat turistik, 59 e turistëve u strehuan në hotel; 16 në vila, kurse 75 turistët që mbetën u strehuan në çadra. Sa turistë ishin gjithsej?5 Në bibliotekën e shkollës ka libra artistikë, mësimorë dhe studimorë. Librat artistikë përbëjnë 34 e gjithë sasisë së librave të bibliotekës. Librat mësimorë përbëjnë 310 e librave artistikë, kurse pjesa e mbetur është 160 libra, të cilët janë studimorë. Sa libra ka në bibliotekë?6 Tri fabrika morën porosi për përgatitjen e një malli. Fabrika e parë bëri 0,56 të porosisë, e dyta bëri 514 e pjesës që bëri e para, kurse e treta bëri pjesën e mbetur prej 240 copë të këtij malli. Sa copë ishte porosia?7 Për të prodhuar 228 detale u caktuan dy punëtorë, nga të cilët njëri bën 15 detale në orë, kurse tjetri bën 12 detale në orë. Pagesa u bë për 17 orë pune. Sa orë pune bëri secili punëtor? 
                                
   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191