Page 193 - Demo
P. 193


                                    189A E DINI SE...?Simetria nënkupton që pjesët e një objekti, subjekti, gjallese kanë një ekuilibër rreth boshtit qendror ose pikës. Një flutur, një gjethe, makinat, njerëzit janë organizma e objekte që gëzojnë simetri. Po çfarë mund të themi për një pemë apo një vullkan? A janë simetrikë? Në pamje të parë, një bredh mund të duket si simetrik, kurse një lis i vjetër duket se nuk ka kurrfarë rregullsie. E, megjithatë, edhe ato janë simetrike, ashtu sikurse molekulat dhe orbitat planetare. Nëse një objekt rrotullohet apo pasqyrohet, ai është simetrik, nëse ngjan saktësisht ashtu si dukej më parë. Për shembull, po të pasqyrohet vertikalisht në mes, germa A mbetet sërish A. Kemi një anë të majtë dhe një anë të djathtë - pasqyrojeni një qenie njerëzore përgjatë boshtit të vet qendror, dhe përgjithësisht do të duket pikërisht ashtu siç dukej më parë. Edhe germa H ka dy boshte simetrie: vertikal dhe horizontal. Po germa Z? Edhe ajo është simetrike, por simetrike me një pikë që gjendet në të. Fjalë kyçe: simetri, simetri boshtore, simetri qendrore, fytyrë, shëmbëllim, figura me bosht simetrie, figura me qendër simetrie, shumëfaqësh, shumëfaqësha të mysët, shumëfaqësha tërregullt, kub, kuboid, prizëm, piramidë, sipërfaqe, vëllim.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 konstrukton figurat me drejtëz simetrie dhe me qendër simetrie;•	 identifikon figurat dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës;•	 zbulon formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit dhe të piramidës, duke shfrytëzuar rrjetat (hapjet) përkatëse;•	 përshkruan marrëdhëniet ndërmjet njësive kubike dhe i përdor saktë ato gjatë matjeve; •	 skicon objektet tredimensionale nga modelet dhe vizatimet;•	 zbulon formulat për njehsimin e vëllimit të prizmit dhe të piramidës të rregullt;•	 hulumton dhe raporton për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në shtëpi dhe komunitet, që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).Shndërrime gjeometrike 10 dhe trupa gjeometrikë
                                
   187   188   189   190   191   192   193   194   195   196   197