Page 195 - Demo
P. 195
10. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË191USHTRIME1 Në një fletë me kuti ndërtoni një rrafsh koordinativ. Shënoni në të secilën nga pikat: A (5; 7); B (3; 8); C (10; 4); D (9; 1); E (0; 8); F (5; 0). 2 a) Ku ndodhen pikat me koordinatën e parë 0? b) Ku ndodhen pikat me koordinatën e dytë 0? 3 A janë të njëjta pikat me koordinata (7; 3) dhe (3; 7)? Argumentoni.4 a) Shënoni pikat (3; 3) dhe (3; 6) në rrafshin koordinativ. Bashkojini ato me një segment. b) Përshkruani pozicionin e dy pikave të tjera të këtij segmenti nëpërmjet koordinatave.5 a) Shënoni pikat me koordinata (8; 6); (7; 5); (6; 4); (5; 3) në rrafshin koordinativ. b) Ç’rregullsi vini re midis numrave që janë koordinata? c) Ç’rregullsi vini re në pikat përkatëse në rrafshin koordinativ?d) Vazhdoni më tej vargun e pikave, duke parashikuar koordinatat e tyre. 6 a) Ndërtoni në rrafshin koordinativ katërkëndëshin ABCD me kulme: A (−10; −2), B (−2; −2), C (−2; −6), D (−10; −6). b) Çfarë lloj katërkëndëshi është? c) Gjeni perimetrin dhe syprinën e tij. • Në pikën e boshtit të abshisave me koordinatë 3 heqim pingulen me këtë bosht. • Në pikën e boshtit të ordinatave me koordinatë (−4) heqim pingulen me këtë bosht. • Pika ku priten këto pingule është pika e kërkuar M. Mbani mend:• Të gjitha pikat e boshtit të abshisave e kanë ordinatën zero. • Të gjitha pikat me ordinatë 0 ndodhen në boshtin x’Ox. • Themi që pikat e boshtit të abshisave (dhe vetëm ato) vërtetojnë ekuacionin y = 0. • Të gjitha pikat e rrafshit sipër boshtit të abshisave i kanë ordinatat pozitive. • Të gjitha pikat e rrafshit poshtë boshtit të abshisave i kanë ordinatat negative. • Themi që pikat e rrafshit që ndodhen sipër boshtit të abshisave (dhe vetëm ato) vërtetojnë inekuacionin y > 0. • Të gjitha pikat e boshtit të ordinatave (dhe vetëm ato) e kanë abshisën zero. • Themi që pikat e boshtit të ordinatave (dhe vetëm ato) vërtetojnë ekuacionin x = 0. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në fletoren me katrorë vizatoni një sistem kënddrejtë koordinativ (njësia e gjatësisë sa gjatësia e brinjës së katrorit) dhe ndërtoni pikat A (−2; −1) dhe B (−1; 2). 2. Si janë vendosur në lidhje me boshtet koordinative pikat e planit që plotësojnë kushtinx < 0 dhe y < 0? 3. Mirëmbajtësit e rrugës vendosën që disa pika të saj të riparohen. Përcaktoni vendndodhjen e përafërt të këtyre pikave.fi10fi10fi9fi9fi8fi8fi7fi7fi6fi6fi5fi5fi4fi4fi3fi3fi2fi2fi1fi10 1123456789102 3 4 5 6 7 8 9 10boshti Oyboshti OxFig. 10.5

