Page 198 - Demo
P. 198
MATEMATIKA 719410.3 Drejtëzat (boshtet) e simetrisë së figuraveA Kërkoni dhe zbuloniNë figurat e dhëna gjeni boshtet e simetrisë. Sa boshte simetrie ka secila prej tyre?B Vrojtoni dhe mësoniFigura 10.16 ka një drejtëz simetrie, e cila është paraqitur me vija të ndërprera.Fig. 10.16Mbani mend:Drejtëza e simetrisë quhet nganjëherë edhe drejtëza e pasqyrimit, sepse po të vendosni një pasqyrë në vendin ku është vendosur drejtëza, do të merrni të njëjtën figurë.Nëse palosni një figurë sipas drejtëzës së simetrisë, do të vini re se dy gjysmat e figurës përputhen. Fig. 10.18Punë në grupFigura 10.19 nuk ka bosht simetrie. Argumentoni pse. Tregoni figura të tjera që nuk kanë bosht simetrie.Më poshtë janë dhënë figura me dhe pa bosht simetrie.Fig. 10.20Trekëndëshi barakrahës ka një drejtëz simetrie, e cila është pingul me brinjën përballë dhe kalon nëpër mesin e bazës. Ajo është simetralja e bazës.Trekëndëshi barabrinjës ka 3 drejtëza simetrie. Secila prej tyre bie pingul me brinjën përballë kulmit nga del dhe përmban mesin e kësaj brinje. Këto drejtëza simetrie janë simetralet e brinjëve.Fig. 10.19A A BCBCd Fig. 10.21Fig. 10.171 2 3 4 5 6 7 8Fig. 10.15

