Page 204 - Demo
P. 204


                                    MATEMATIKA 720010.6 PrizmiA Kërkoni dhe zbuloniNë figurën 10.44 tregohet çadra e një alpinisti. a) Përshkruajeni duke treguar numrin e faqeve, të brinjëve dhe të kulmeve. Përshkruani faqet e çadrës.b) Dy faqe të saj janë trekëndësha kongruentë. Ç’lloj shumëfaqëshi paraqet kjo çadër? B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 10.45 janë treguar tre shumëfaqësha. Në secilin shumëfaqësh, dy faqet e ngjyrosura janë shumëkëndësha kongruentë. Faqet e tjera janë drejtkëndësha. Këta trupa janë prizma të drejtë.Shumëkëndëshat kongruentë janë bazat e prizmit. Kuboidi është një lloj i veçantë prizmi të drejtë.Prizmi emërtohet sipas bazës së tij. Prizmi në figurën (a) është pesëfaqësh. Prizmi në figurën (b) është trefaqësh. Prizmi në figurën (c) është katërfaqësh.Mbani mend:Prizmi i drejtë është shumëfaqësh. Ai ka: •	 Dy baza paralele dhe kongruente (që mund të puthiten). •	 Disa faqe anësore që janë drejtkëndësha. Fig. 10.46bazafaqet anësorebazaBrinjët e prizmit të drejtë, që nuk janë brinjë të bazës quhen brinjë anësore ose lartësi të tij. Kujdes! Më poshtë, me fjalën “prizëm” do të nënkuptojmë gjithmonë “prizëm i drejtë”.Për të vizatuar një prizëm trefaqësh, vizatoni dy trekëndësha kongruentë dhe bashkoni kulmet përgjegjëse të tyre, siç tregohet në figurë.Në figurë janë treguar rrjetet (hapjet) e një prizmi trefaqësh, pesëfaqësh dhe gjashtëfaqësh. Fig. 10.44a) b) c)Fig. 10.45Fig. 10.48Fig. 10.47
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208