Page 206 - Demo
P. 206


                                    MATEMATIKA 720210.7 PiramidaA Kërkoni dhe zbuloniPiramidat e Gizës në Egjipt janë ndërtuar rreth 4500 vjet më parë.Tregoni sa faqe ka piramida më e madhe e Gizës. Çfarë forme gjeometrike ka? A mund të gjeni numrin e brinjëve dhe të kulmeve të saj?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniNë figurën 10.54 tregohet një piramidë, baza e së cilës është katror. Ajo quhet piramidë me bazë katrore.Më poshtë paraqiten disa piramida të ndryshme. Baza e secilës piramidë është ngjyrosur.Mbani mend:Piramida është një shumëfaqësh. Ajo ka një faqe shumëkëndëshe (trekëndësh, katërkëndësh, pesëkëndësh etj.), që quhet bazë dhe disa faqe anësore që janë trekëndësha. Të gjitha faqet anësore kanë një kulm të përbashkët, që quhet kulm i piramidës. Piramida e merr emrin sipas shumëkëndëshit të bazës; për shembull, nëse baza është pesëkëndësh, piramida quhet pesëfaqëshe.  Kujdes! Baza nuk është doemos “në fund” të piramidës, por është gjithmonë përballë kulmit. Për të vizatuar një piramidë trefaqëshe, ju vizatoni një trekëndësh dhe një pikë jashtë tij dhe pastaj bashkoni kulmet e trekëndëshit me këtë pikë, siç tregohet në figurën 10.56/a.Në figurën 10.56/b tregohen rrjetet (hapjet) e disa piramidave. Fig. 10.53Fig. 10.54Fig. 10.56piramida me bazë trekëndorepiramida me bazë gjashtëkëndorepiramida me bazë katroreFig. 10.55a)b)
                                
   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210