Page 207 - Demo
P. 207


                                    10. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKË203Mbani mend:Piramida quhet e rregullt nëse plotësohen dy kushte:• Baza është një shumëkëndësh i rregullt.• Brinjët anësore janë kongruente.Lartësi e piramidës së rregullt është segmenti që bashkon kulmin me qendrën e rrethit të jashtëshkruar bazës.USHTRIME1 a) Vrojtoni piramidat në figurën 10.60. Për secilën prej tyre tregoni numrin e faqeve dhe numrin e brinjëve. b) Sa është numri i faqeve në një piramidë gjashtëfaqëshe? 2 a) Plotësoni tabelën. Piramida Numri i brinjëve Numri i kulmeve Numri i faqevePiramidë trefaqëshePiramidë katërfaqëshePiramidë pesëfaqësheb) A është i vërtetë, për secilën piramidë, barazimi K + F = B + 2? 3 a) Riprodhoni në fletë me katrorë, hapjen e një piramide katërfaqëshe, siç tregohet në figurë.b) Bëni prerjet dhe palosjet e nevojshme për të marrë modelin e piramidës. Në piramidën e rregullt, faqet anësore janë trekëndësha barakrahës. Lartësitë e të gjitha faqeve anësore të piramidës së rregullt, hequr prej kulmit të saj, janë kongruente midis tyre; ato quhen apotema të piramidës.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në figurën 10.59 tregoni cilët trupa janë piramida. Fig. 10.592. Vizatoni një piramidë: a) trefaqëshe; b) katërfaqëshe; c) pesëfaqëshe. Shënoni në të tri vizatimet, me vija të ndërprera, brinjët e padukshme. 3. Tregoni objekte të përdorimit të përditshëm që kanë formën e piramidës.BahhFig. 10.57VapotemalartësiaBMCDANFig. 10.58Fig. 10.61Fig. 10.60
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211