Page 215 - Demo
P. 215
21110. SHNDËRRIME GJEOMETRIKE DHE TRUPA GJEOMETRIKËIdentifikimin e figurave dydimensionale në rrjetin e prizmit dhe të piramidës.8. Pa konstruktuar figurën, tregoni sa: a) brinjë ka një prizëm pesëfaqësh; b) faqe ka një prizëm gjashtëfaqësh; c) kulme ka një prizëm shtatëfaqësh.9. Në figurat më poshtë, dalloni: a) piramidat; b) prizmat.Fig. 10.78Hapjen e trupave gjeometrikë.10. Gjeni trupat gjeometrikë që kanë hapjet e mëposhtme: Fig. 10.79Formulat për njehsimin e sipërfaqes së prizmit. 11. Një prizëm i drejtë me lartësi 20 cm e ka bazën katror me perimetër 60 cm. Gjeni: a) syprinën anësore të prizmit; b) syprinën e përgjithshme të prizmit.12. Bazë e prizmit të drejtë është trekëndëshi kënddrejtë me katete 6 cm e 8 cm. Lartësia e prizmit është sa kateti më i madh. Gjeni syprinën anësore dhe syprinën e përgjithshme.Formulat për njehsimin e sipërfaqes së piramidës.13. Në një piramidë të rregullt katërfaqëshe syprina anësore është 60 cm2 dhe syprina e përgjithshme është 96 cm2. Gjeni:a) brinjën e bazës së piramidës; b) apotemën e piramidës.Formulën për njehsimin e vëllimit të prizmit të rregullt.14. Gjeni vëllimin e prizmit të ushtrimeve 12 dhe 13.Formulën për njehsimin e vëllimit të piramidës së rregullt.15. Gjeni vëllimin e piramidës në ushtrimin 14.Përdorimin e njohurive për zgjidhjen e problemave të ndryshme në shtëpi, punishte dhe komunitet që kanë të bëjnë me trupat gjeometrikë (prizmi, piramida).16. Me një tabak llamarine me përmasa 100 cm dhe 55 cm, një punëtor duhet të ndërtojë një kuboid me përmasa 20 cm, 25 cm dhe 40 cm. A mund ta realizojë këtë, në qoftë se për prerjet dhe ngjitjet humbet 15% të materialit? Në qoftë se po, sa cm2 llamarinë tepron? 17. Sa litra ujë nxë një depozitë në formë kuboidi, baza e të cilit ka përmasa 0,4 m dhe 0,5 m, ndërsa lartësia është 1,3 m?18. Kryeni matje për të gjetur sipërfaqen dhe vëllimin e banesës suaj. Në një letër izometrike skiconi formën e saj.

