Page 216 - Demo
P. 216
MATEMATIKA 721210.12 Vlerësim Koha: 45 minuta1 a) Në rrafshin koordinativ paraqitni pikat A (2; 2), B (4; 2), C (2; –3). b) Përcaktoni llojin e trekëndëshit ABC dhe gjeni syprinën e tij. (4 pikë)2 Në rrafshin koordinativ paraqitni pikën P (6, 8). a) Ajo është kulmi i një katrori PQRS me brinjë paralele me boshtet. b) Vizatoni këtë, duke ditur që syprina është 16 njësi katrore. c) Cilat janë koordinatat e kulmeve të tjera? (5 pikë)3 a) Ndërtoni në fletën me katrorë një sistem kënddrejtë koordinativ dhe merrni në të pikën A (2; –4). b) Ndërtoni pikën simetrike të A në lidhje me boshtin e abshisave dhe gjeni koordinatat e saj. c) Ndërtoni pikën simetrike të A në lidhje me boshtin e ordinatave dhe gjeni koordinatat e saj. (3 pikë)4 Pikat A, B janë simetrike të njëra-tjetrës në lidhje me drejtëzën d. Ç’është drejtëza d për segmentin [AB]? (1 pikë)5 Në rrafshin koordinativ është dhënë segmenti [AB], ku A (2; 3) dhe B (2; –1). Ndërtoni figurën simetrike të tij në lidhje me drejtëzën: a) x = 3; b) y = 1. (4 pikë) 6 Vrojtoni kubin në figurë.Fig. 10.80A1D CA BD1 C1B1a) Tregoni kulmet dhe brinjët e padukshme. b) Skeleti i këtij kubi është 24 cm i gjatë. Sa është syprina e përgjithshme e tij? (4 pikë)7 Gjeni syprinën anësore, syprinën e përgjithshme dhe vëllimin e kuboidit me gjatësi 8 cm, gjerësi 5 cm dhe lartësi 10 cm. (3 pikë)8 Në një piramidë të rregullt katërfaqëshe, brinja anësore është 12 cm dhe formon me diagonalen e bazës këndin 60°. Gjeni: a) brinjën e bazës; b) apotemën e piramidës; c) syprinën anësore të piramidës; d) vëllimin e piramidës. (6 pikë)12 cmA BCED0 6006 cmFig. 10.81

