Page 217 - Demo
P. 217


                                    213FUNKSIONI A E DINI SE...?Fjalë kyçe: funksion, ndryshore, bashkësi përcaktimi, bashkësi vlerash, dyshe të renditura, mënyra tabelare, formulë, grafiku i funksionit, pikë, rrjet koordinativ.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 cakton vlerën e funksionit y = f(x) për vlera të ndryshme të argumentit x;•	 paraqet pikat e funksionit me anë të tabelës, dyshes së renditur dhe në rrjetin koordinativ;•	 ndërton grafikun e funksionit duke bashkuar pikat në rrjetin koordinativ;•	 modelon në mënyrë grafike problema të ndryshme nga jeta e përditshme që kanë të bëjnë me funksionin y = f(x).11Rëne Dekart, matematikani francez, dha kontribute të çmueshme në matematikë. Sistemi koordinativ i Dekartit lejon që figurat gjeometrike të shprehen me ndihmën e ekuacioneve algjebrike, prandaj ai quhet babai i gjeometrisë analitike. Koncepti i funksionit u formalizua në fund të shekullit XIX. Më pas, fushat e zbatimit të këtij koncepti u zgjeruan e morën përmasa të rëndësishme. Funksionet përdoren gjerësisht në shkencë dhe në shumicën e fushave të matematikës. Roli i tyre është aq i rëndësishëm, saqëthuhet se ato janë “objektet qendrore të hulumtimit” në shumicën e fushave të matematikës. yxy = g(x)1 y = f(x)–2–9 –8–7 –6 –5–4–3 –2–39876543212 3 4 5 6 7 8 9
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221