Page 219 - Demo
P. 219
11. FUNKSIONI215USHTRIME1 Jepen bashkësitë A = {1; 2; 3; 4} dhe B = {1; 3; 4; 7}. Jepni shoqërimin e elementeve x të A me elementet y nga B sipas rregullës “x + y është numër i thjeshtë”: a) me diagram shigjetor; b) me dyshe të renditura;c) duke dhënë pikat përkatëse të dyshëve në rrafshin xOy. 2 Jepen bashkësitë A = {0; 1; 2; 3} dhe B = {2; 3; 6; 7}. Jepni shoqërimin e elementeve x të A me elementet y nga B sipas rregullës “x + y është numër çift”: a) me diagram shigjetor; b) me dyshe të renditura;c) duke dhënë pikat përkatëse të dysheve në rrafshin xOy. 3 Në rrafshin koordinativ xOy janë dhënë pikat: A1 (2; 3) A2 (3; 5) A3 (0; 1) A4 (1; 2) A5 (2; 4) A6 (3; 1). Nëse abshisës së çdo pike i lidhim ordinatën e saj, a do të kemi funksion të bashkësisë së abshisave në bashkësinë e ordinatave? 4 Shënojmë me A bashkësinë e drejtkëndëshave dhe me P bashkësinë e numrave pozitivë: a) Nëse çdo drejtkëndëshi i lidhim syprinën e tij, a do të kemi funksion të A në P? b) Shqyrtoni shoqërimin e anasjellë. A kemi funksion të P në A? 5 Jepet tabela: x 1 2 3 4 5y 1 3 5 7 9Shprehni me fjalë dhe me barazim shkronjor rregullën e shoqërimit të elementeve të rreshtit të parë me ato të rreshtit të dytë. Shprehni me fjalë dhe me barazim shkronjor, rregullën e shoqërimit të elementeve të rreshtit të parë me ato të rreshtit të dytë. 2. Janë dhënë bashkësitë A = {–3; –2; –1; 0; 1; 2; 3} dhe B = {9; 4; 1; 0} dhe tabela e shoqërimit të elementeve të A me ato të B. x –3 –2 –1 0 1 2 3y 9 4 1 0 1 4 9Nëse ndryshojmë vendet e rreshtave në këtë tabelë, duke i shoqëruar çdo elementi të B elementin përkatës nga A, a do të kemi funksion të bashkësisë B në bashkësinë A? 3. Janë dhënë të gjitha dyshet e renditura të shoqërimit të elementeve të një bashkësie A me bashkësinë B. Tregoni nëse kemi funksion. Në rast se po, jepni bashkësinë e përcaktimit dhe bashkësinë e vlerave të funksionit. a) (0; 1); (1; 1); (5; 1); b) (3; 3); (5; 3); (2; 2); (3; 5); (1; 2). 4. Çdo qyteti nga bashkësia A = {Londër, Paris, Romë, Amsterdam} i lidhim shtetin përkatës nga bashkësia B = {Itali, Francë, Holandë, Angli, Gjermani}. A kemi funksion të A në B? Nëse çdo shteti nga B do t’i lidhim qytetin përkatës nga A, a do të kemi funksion të B në A?

