Page 22 - Demo
P. 22
MATEMATIKA 7181.6 Kuptimi i numrit dhjetorA Kërkoni dhe zbuloniNjë sasi eurosh do të ndahet ndërmjet tre shokëve: Arbrit, Bardhylit dhe Zanës.– Secili nga ne do të marrë nga 310 e eurove, – tha Arbri. – Jo, – tha Bardhyli, – secili nga ne do të marrë nga 30100 .Ndërsa Zana mendon që secili prej tyre të marrë nga 0,3 pjesë të eurove, ose 0,30.Në cilin nga tri propozimet mbeten euro pa ndarë? Argumentoni. B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Çdo thyesë tek e cila emëruesi shprehet nga një njësh i ndjekur pas prej disa zerosh, mund të shkruhet në trajtë dhjetore. Në këtë trajtë, pas pjesës së plotë vendoset presja dhe pastaj shkruajmë numëruesin me po aq shifra sa zerot e emëruesit.P.sh. numri shkruhet 0,8. Numri shkruhet 2,7. Numri 241000 shkruhet 0,024Nëse në fund të një numri dhjetor shtojmë ose heqim zero, atëherë merret një numër dhjetor i barabartë me atë të fillimit. Mbani mend:Për të krahasuar dy numra dhjetorë, duhet të barazojmë në fillim, tek ata, numrin e shifrave dhjetore (duke shtuar, po të jetë e nevojshme, zero në të djathtë të njërit prej tyre) dhe pastaj duke hequr presjet, të krahasojmë numrat natyrorë që merren.Mbani mend:Për të bërë rrumbullakimin e numrave dhjetorë, veprojmë kështu: 1. në fillim heqim të gjitha shifrat pas rendit deri në të cilin po rrumbullakojmë;2. nëse pjesa që heqim fillon me shifër më të vogël se 5, numri i mbetur jep rrumbullakimin e kërkuar;3. nëse pjesa e hequr fillon me shifër më të madhe ose baras me 5, shifra e fundit e pjesës së mbetur duhet zmadhuar me 1.ShembullRrumbullakimi i numrit 2,361 deri në të dhjetat jep 2,4; kurse rrumbullakimi deri në të dhjetat i numrit 4,547 jep 4,5.Thyesat dhjetore dhe sistemi metrik i njësive Punë në grupDini që 1 cm = 10 mm; 1 m = 100 cm; 1 km = 1000 m. Plotësoni: 1 mm = … cm; 1 cm = … m; 1 m = … km.

