Page 222 - Demo
P. 222
MATEMATIKA 721811.3 Dhënia e funksionit me formulë A Kërkoni dhe zbuloniNë diagram tregohet një makinë-funksion. Kur makina-funksion përdor një rregull, p.sh.: “shumëzo me 5 dhe shto 4”, duke vendosur një numër në hyrje, merret një numër në dalje. Kështu, nëse numri në hyrje është 2, numri në dalje është 14, sepse 2 · 5 + 4 = 14.Futni në hyrje disa numra. Kërkoni nga shoku/shoqja që të gjejë numrat në dalje.Po nëse fusim ndryshoren x në hyrje, çfarë përftohet në dalje?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniVutë re se nëse fusim në hyrje të makinës-funksion ndryshoren x, në dalje të saj do të kemi vlerën y = 5x + 4. Në këtë rast, funksioni është dhënë me ndihmën e formulës. ShembullËshtë dhënë bashkësia A = {1; 2; 4} dhe shprehja (7x + 1). Gjejmë për çdo vlerë të x nga A, vlerën përgjegjëse të shprehjes. Në këtë rast diagrami i makinës-funksion do të ishte si në figurën 11.8.Duke përdorur këtë makinë-funksion do të gjenim vlerat përgjegjëse për çdo vlerë të x:për x = 1 marrim 7 · 1 + 1 = 8, për x = 2 marrim 7 · 2 + 1 = 15, për x = 4 marrim 7 · 4 + 1 = 29. Kemi marrë kështu një funksion me bashkësi përcaktimi A. Për këtë funksion themi që është dhënë me anë të formulës y = 7x + 1, x ∈ A.Ky është funksioni, që me tabelë jepet kështu: Mbani mend:Le të jetë dhënë një shprehje f(x) me ndryshoren x. I shoqërojmë çdo vlere të x nga bashkësia A (A nënbashkësi e Q), vlerën përgjegjëse të shprehjes f(x). Marrim kështu një funksion (me bashkësi përcaktimi A) të bashkësisë A në bashkësinë e numrave racionalë Q. Për këtë funksion themi që është dhënë me formulën y = f(x), x ∈ A.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Jepet bashkësia A = {–2; –1; 0; 1; 2} dhe formula y = 2x – 3. Ndërtoni makinën-funksion. Gjenin vlerën përgjegjëse për çdo vlerë të x. Jepni funksionin me tabelë. Ndërtoni grafikun e tij. 2. Shihni makinën-funksion në figurën 11.9.a) A mendoni se numrat 5, 11, 14, 20, 32 dhe 302 janë në dalje të makinës?x 1 2 4y 8 15 29Fig. 11.7HYRJA DALJAShumëzome 5.Shto 4.Fig. 11.8HYRJA DALJAShumëzome 7. Shto 1.HYRJA DALJAShumëzome 3. Shto 2.Fig. 11.9

