Page 225 - Demo
P. 225
11. FUNKSIONI221USHTRIME1 Çmimi i benzinës është 1,15 euro për litër. Shprehni me formulë varësinë midis sasisë x të litrave në rezervuar dhe pagesës P, që është bërë për to. Gjeni P (5); P (18).2 Ndërtoni grafikët e funksioneve. a) y = 1,5x; b) y = –2,5x; c) y = 0,8x; d) y = – 0,2x. 3 Ndërtoni grafikun e funksionit y = 0,2x. Sipas grafikut gjeni: a) vlerën e y që i përgjigjet x = 2; x = 5; b) vlerën e x, nëse vlera e y është – 5; 8,4; c) disa vlera të x, për të cilat vlera e y është pozitive; d) bashkësinë e vlerave të x, për të cilat y është negativ. 4 Cilat nga pikat A(5; –3); B(–2; 4); C(0; 0); D(2; 1); E(–5; 2,5) i përkasin grafikut të funksionit y = 21x? 5 Sipas grafikut të dhënë në figurën 11.13 të funksionit y = kx, përcaktoni shenjën e koeficientit k. A mund ta gjeni vlerën e këtij koeficienti? 6 Varësia midis ndryshores x dhe y jepet me formulën y = kx. Gjeni k, duke ditur që për x = 2,5 kemi y = – 5.7 Autobusi dhe makina ndodhen 500 km larg njëri-tjetrit. Në figurën 11.14 janë paraqitur grafikët e lëvizjes së tyre. Në bazë të tyre, përgjigjuni pyetjeve: a) Sa rrugë bëri për 3 orët e para makina? Po autobusi? b) Me çfarë shpejtësie ecën ata deri te vendi i takimit? c) Ç’rrugë bëri secili nga automjetet deri në vendin e takimit? d) Me çfarë shpejtësie lëvizi secili prej tyre pas takimit?Meqenëse njëra nga pikat e grafikut të y = kx është origjina, atëherë mjafton të gjejmë edhe një pikë tjetër të tij. Punë në grupNdërtoni grafikun e funksionit y = kx, nëse: a) k = 1; b) k = –1; c) k = 0. Cili është grafiku i funksionit për secilin rast? Diskutoni.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Ndërtoni grafikët e funksioneve: a) y = 3x; b) y = – 4x; c) y = – 2x. 2. Ndërtoni grafikun e funksionit y = – 1,5x. Sipas grafikut gjeni: a) vlerën e y që i përgjigjet x = 1; x = 3; b) vlerën e x, nëse vlera e y është –3; 4,5; c) disa vlera të x, për të cilat vlera e y është pozitive; d) bashkësinë e vlerave të x, për të cilat y është negativ. 3. Një kilogram rrush kushton 1,5 euro. Shprehni me formulë varësinë midis sasisë x në kg , të rrushit të blerë, dhe shumës së paguar P, në euro. Sa është P (5)? P (11)? Fig. 11.13012 BA–2 xy0 1 2 3 4 5 6A2A15004003002001000 1 2 3 yFig. 11.14

