Page 227 - Demo
P. 227
22311. FUNKSIONIParaqitjen e funksionit me formulë.7. Jepet tabela: x 2 5 7 8 9y 1 4 6 7 8Shprehni me fjalë dhe me barazim shkronjor, rregullën e shoqërimit të elementeve të rreshtit të parë me ato të rreshtit të dytë. 8. Funksioni është dhënë me formulën y = 32x −1 dhe x ∈{2; 5; 8}.a) Gjeni bashkësinë e vlerave. b) Tregoni pikat e grafikut të funksionit. c) A ka në grafik pikë me ordinatë 0?Ndërtimin e grafikut të funksionit duke bashkuar pikat në rrjetin koordinativ.9. Në figurë jepen disa nga pikat e grafikut të funksionit.Gjeni koordinatat e tyre. Bashkoni pikat. Tregoni veçori të grafikut të funksionit. Jepni funksionin me formulë.10. Në figurën 11.20 është paraqitur grafiku i një funksioni y = f(x). Fig. 11.20y–2 0 2 x –2–4–6–8–12 –10 –8 –6 –424684 6 8 10 12 14a) Gjeni vlerat e y për x = – 9; –7; – 4; – 2; b) Gjeni vlerat e x për y = – 4; – 3; – 2; – 1. Modelimin në mënyrë grafike të problemeve të ndryshme nga jeta e përditshme që kanë të bëjnë me funksioniny fx = ( ).11. Uji në çajnik në fillim kishte temperaturën 6°C. Gjatë ngrohjes, temperatura e ujit rritet çdo minutë me 2°C. a) Shprehni me formulë varësinë e temperaturës T të ujit nga koha t e ngrohjes. b) Pas sa kohe do të vlojë uji në çajnik?12. Nga 5 kg grurë prodhohen 4 kg miell. Shënoni me y (kg) masën e miellit që prodhohet nga x kg grurë. Jepni me formulë varësinë e y nga x dhe ndërtoni grafikun e funksionit që merret. 13. Për të ngjyrosur një sipërfaqe me syprine prej 64 m2 duhen 16 kg ngjyrë. Shprehni me formulë varësinë e masës y të ngjyrës (kg), që nevojiten për të ngjyrosur një sipërfaqe me x m2 syprinë dhe ndërtoni grafikun e këtij funksioni.01–1–2 –1–221 2 3yxFig. 11.19

