Page 229 - Demo
P. 229


                                    225Statistika moderne daton që nga mesi i shekullit XVII, kohë kur për herë të parë nisi të përdorej termi “statistikë”, në Gjermani. Me kalimin e kohës, ka pasur disa ndryshime në interpretimin e fjalës. Zhvillimi i statistikës është i lidhur ngushtë, nga njëra anë, me zhvillimin e shteteve moderne dhe, nga ana tjetër, me zhvillimin e teorisë së probabilitetit. Në kohët e hershme, përdorimi i statistikës ishte i kufizuar në përpunimin e informacioneve mbi popullsinë (demografi). Më vonë, statistika nisi të përdorte lloje të ndryshme informacioni, duke përfshirë edhe analizën dhe interpretimin e të dhënave. Shpesh, metodat statistikore lidhen me modele të bazuara në teorinë e probabilitetit. Rritja gjithmonë e më domethënëse e sasisë së të dhënave të shumëllojshme të gatshme për analizë statistikore, i ka dhënë rëndësi të madhe përdorimit të informatikës në statistikë. Shumë koncepte statistikore kanë ndikim të rëndësishëm në një gamë të gjerë shkencash, qofshin këto shkenca të sakta apo shkenca sociale. Këto përfshijnë hartimin e eksperimenteve dhe qasjet ndaj përfundimeve statistikore.Fjalë kyçe: të dhëna statistikore, të dhëna parësore dhe dytësore, të dhëna diskrete, grumbullim, pyetësor, tabelë, frekuencë absolute, frekuencë relative, mesatare aritmetike, medianë, modë, amplitudë, piktogram, diagrami shtyllë, diagrami rrethor. Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 grumbullon të dhënat statistikore për dukuritë që na rrethojnë;•	 paraqet të dhënat e grumbulluara në tabela;•	 ndërton diagrame në bazë të të dhënave të grumbulluara;•	 cakton vlerat mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën;•	 cakton frekuencën absolute dhe relative të një grupi të dhënash;•	 përdor teknologjinë për zgjidhje të problemave në situata reale. 12 STATISTIKAA E DINI SE...?
                                
   223   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233