Page 23 - Demo
P. 23
1. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË19USHTRIME1 Shkruani si numra dhjetorë: 2 310 ; 15 4100 ; 3151000 ; 7 2100 ; 251000 ; 62510 000 .2 Shprehni: a) në centimetra: 5 cm 2 mm; 27 mm; 5 mm. b) në kilogramë: 3 kg 225 g; 1 254 g; 2 kg 10 g. c) në tonë: 3 t 357 kg; 2568 kg; 2 t 3 kv; 5 t 7 kg.3 Shkruani si thyesa të zakonshme: 0,5; 2,34; 5,01; 0,734; 2,003. 4 Çfarë shifre duhet të vihet në vend të shkronjës x, që të merret mosbarazim i vërtetë: a) 3,x5 > 3,05; b) 6,45 < 6,4x. 5 Është dhënë numri dhjetor 0,844012. Fshini një nga shifrat pas presjes, në mënyrë që numri: a) të rritet; b) të zvogëlohet. Shqyrtoni të gjitha rastet e mundshme. 6 Bukën që peshon 2,5 kg e ndajmë në 8 pjesë të barabarta. Gjeni masën e çdo pjese, duke rrumbullakuar rezultatin deri në të qindtat. 7 Çiklisti udhëtoi 3,45 orë me shpejtësi 24,75 km/orë. Gjeni sa rrugë përshkoi ai, duke e rrumbullakuar rezultatin deri në të qindtat. Ajri që thithim përmban një sasi shumë të madhe grimcash shumë të imëta, përmasat e të cilave maten me mikron (µm = 0,001 mm). Tabela e mëposhtme tregon rendin e madhësisë së këtyre grimcave. Grimca pluhur drurësh tym i zi polen baktere viruse karburantePërmasat (µm) 3 0,3 20 1,8 0,09 0,4Renditini këto pjesëza në zbritje sipas përmasave. 8Thjeshtësia e veprimeve me numrat dhjetorë ndikoi në veprimtarinë matëse të njerëzve. Ata kaluan në një sistem të ri të matjes së madhësive, të ashtuquajturin sistem metrik të njësive. Në këtë sistem, një njësi matjeje merret nga tjetra, duke shumëzuar apo pjesëtuar me 10, 100, 1000 etj. Është me interes të vëmë në dukje se në garat e sotme sportive, ku sekonda duhet të ndahet në pjesë për saktësi matjeje, përdoret një sistem i përzier i matjes së kohës. Sekondën e ndajnë jo në 60 pjesë të barabarta, por në të dhjeta, të qindta, të mijta. Prandaj dëgjojmë shprehje, si: “vrapuesi i përshkoi 100 m për 9,95 sekonda”. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Krahasoni numrat dhjetorë: a) 34,07 me 61,2; b) 37,8 me 37,80; c) 0,6 me 0,582; d) 7,3451 me 7,3449. 2. Rrumbullakoni numrin 6,3452. a) deri në njësi; b) deri në të dhjetat; c) deri në të qindtat; d) deri në të mijtat. 3. Në ashensorin që mban deri në 400 kg u vendosën 4 pako me peshë 98,75 kg secila. A është e tepërt kjo ngarkesë?

