Page 230 - Demo
P. 230


                                    MATEMATIKA 722612.1 Të dhënat e përshtatshmeA Kërkoni dhe zbuloniMësuesit e një shkolle janë të shqetësuar për sigurinë e nxënësve, që rrezikohen nga trafiku i makinave që lëvizin rreth shkollës, në fillim dhe në mbarim të mësimit. Ata menduan të bënin një hulumtim, duke mbledhur të dhëna për të vlerësuar rrezikun dhe për të gjetur një zgjidhje.Mësuesit u bënë pyetje nxënësve për të mësuar se ku mendonin ata që duhej të përqendroheshin në këtë hulumtim. Sugjerimet ishin:•	 Sa nxënës ka shkolla?•	 Sa prej tyre shkojnë në shkollë në këmbë?•	 Sa nxënës ka në çdo makinë që sjell nxënësit në shkollë?•	 Në ç’orë arrin në shkollë shumica e nxënësve?•	 Çfarë ngjyre kanë makinat që sjellin nxënësit në shkollë?•	 Sa nxënës vijnë me autobus?•	 Sa nxënës banojnë shumë larg shkollës?•	 Sa vende parkimi ka para shkollës?•	 Sa larg ndodhen vijat e bardha për kalimin e këmbësorëve?A janë të përshtatshme të gjitha këto pyetje? Në qoftë se do t’ju duhej të zgjidhnit vetëm 5 pyetje, cilat do të zgjidhnit dhe pse? A mund të shtoni pyetje të tjera? Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniI. Skeda për mbledhjen e të dhënaveNjë nga mënyrat e mbledhjes së të dhënave është mbajta e një skede të përshtatshme, e cila do të plotësohet gradualisht. Përparësia e skedës për mbledhjen e të dhënave ka lidhje me faktin që informacioni mund të përpunohet dhe të paraqitet në tabela lehtësisht të lexueshme. Punë në grupKrijoni një skedë për mbledhjen e rezultateve në testimin e matematikës (për djem e vajza) dhe gjatësinë e kohës që ata shohin televizor. Djalë ose vajzë Rezultati në testimin e matematikësNë një javë, sa kohë (në orë) sheh televizor?II. PyetësorëtHulumtimet mund të kryhen edhe me anë të një pyetësori, i cili është një listë pyetjesh që shpërndahet. Mënyra e hartimit të pyetësorit është shumë e rëndësishme. Ka më shumë gjasa që një pyetësor i mirë të plotësohet me përgjigje të sinqerta. 
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234