Page 231 - Demo
P. 231


                                    12. STATISTIKA227USHTRIME1 Ju duhet të gjeni llojet e programeve televizive që preferohen nga mosha e gjini të ndryshme. Krijoni një skedë për mbledhjen e këtyre të dhënave.2 Hartoni disa pyetje për një pyetësor me anë të të cilit do të gjeni se si e kalojnë kohën e lirë shokët dhe shoqet tuaja. 3 Një kompani dëshiron të dijë se çfarë mendojnë qytetarët për fushatën e saj publicitare. Shkruani pesë pyetje të mundshme për pyetësorin e tyre.Këshilla për të hartuar një pyetësor të mirë Tregohuni të sjellshëm. Shpjegoni qëllimin e pyetësorit.P.sh.: “Po përpiqem të kuptoj se ç’mendim kanë njerëzit për bibliotekën e re”.Hartojeni sa më të shkurtër. Njerëzit nuk duan të harxhojnë shumë kohë duke mbushur pyetësorë. Mos bëni pyetje që nuk i shërbejnë qëllimit të pyetësorit.Bëjini pyetjet të thjeshta dhe të mbyllura (pra, përgjigjet të jenë me alternativa). Nëse është e nevojshme, përfshini edhe intervale kohore.P.sh.: “Mesatarisht, sa orë në javë shihni televizor?”0-1orë; 2-3 orë; 4-5 orë; më shumë se 5 orë.Kur pyetja është pa alternativa në përgjigje, ajo është pyetje e hapur. P.sh.: “Mesatarisht, sa orë në javë shihni televizor?”. Në këtë rast, përgjigjja mund të jetë “shumë”, përgjigje që nuk na vjen në ndihmë. Edhe intervali kohor është i rëndësishëm, pasi duhet përcaktuar që bëhet fjalë për një ditë, një javë, një muaj etj.Sigurohuni që alternativat e përgjigjeve nuk mbivendosen dhe i mbulojnë të gjitha mundësitë.P.sh., nëse shkruani: “Shënoni me kryq grup-moshën tuaj”: 0-24; 24-30; 31-38; 40-60; më shumë se 61, personi që është 24 vjeç ka dy kuti ku mund të shënojë kryq, ndërsa ai që është 39 vjeç nuk ka asnjë kuti.Bëjini me takt pyetjet personale. Disa njerëz ndihen më mirë duke shënuar kryq në kutinë e grup-moshës sesa duke plotësuar moshën e saktë të tyre.Mos bëni pyetje të drejtpërdrejta. Pyetje si: “A jeni dakord që...?” mund të prodhojnë përgjigje të njëanshme.Si fillim, bëni një hulumtim pilot. Shtypni disa kopje të pyetësorit dhe shpërndajini në pak njerëz. Bazuar në përgjigjet e tyre, mund të verifikoni nëse çdo gjë është e qartë dhe e kuptueshme. Korrigjoni gabimet, para se të vazhdoni me shumëfishimin e pyetësorit.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Diskutoni për secilën nga çështjet e mëposhtme. Cilat pyetje do të ishin më të përshtatshme, kur bëjmë hulumtime:a) për një problem të vogël në shkollë?b) për rregullat e qytetit në lidhje me riciklimin?c) për këndvështrimet e njerëzve rreth një qendre të re sportive në qytet?d) për përdorimin e ndërtesave dhe të terreneve të shkollës?2. Blerta do të hulumtojë për këndvështrimet e nxënësve rreth uniformës së shkollës. Ajo vendosi të bënte këto pyetje:1. Jeni mashkull apo femër? 2. Sa vjeç jeni?3. A vishni uniformë shkollore? 4. A ju pëlqen uniforma shkollore? Pse?5. Me çfarë mjeti vini në shkollë? 6. Si e ka emrin mësuesi/ja juaj?Cila nga pyetjet nuk është e përshtatshme? Shkruani pyetje të cilat do ta ndihmonin Blertën në hulumtimin e saj.
                                
   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235