Page 232 - Demo
P. 232


                                    MATEMATIKA 722812.2 Mbledhja e të dhënaveA Kërkoni dhe zbuloniMblidhni informacion nga shokët e klasës rreth ushqimit të parapëlqyer ndër këto alternativa: •	 pulë e pjekur •	 makarona•	 pica•	 sallatëTregoni si do ta mblidhni informacionin. Paraqiteni informacionin në një tabelë të frekuencave (dendurive) absolute.B Vrojtoni dhe mësoniNë detyrën e mësipërme mund të siguroni mbledhjen e të dhënave ose të informacionit në mënyra të ndryshme: duke pyetur secilin nga shokët dhe shoqet në mënyrë individuale; duke i kërkuar secilit të vërë një shenjë pranë njërit prej ushqimeve; duke lexuar listën dhe duke u kërkuar të votojnë parapëlqimin e tyre me ngritje dore.Mbani mend:Të dhënat që i mblidhni vetë, në këtë mënyrë, quhen të dhëna parësore. Nëse dikush tjetër i ka mbledhur të dhënat nga një burim tjetër (p.sh.: nga interneti), ato quhen të dhëna dytësore. Të dhënat mund të jenë të dhëna diskrete dhe të dhëna të vazhdueshme.ShembullTë dhënat për lojën e parapëlqyer, numrin e këmbës, numrin e anëtarëve në familje, numrin e votuesve, etj., janë të dhëna diskrete.Të dhënat për gjatësinë e nxënësve të klasës, masat e nxënësve, largesën shtëpi-shkollë etj., janë të dhëna të vazhdueshme.Të dhënat e grumbulluara mund të paraqiten, me ndihmën e simboleve, në tabelën e frekuencave (dendurive). Mbani mend:Frekuenca (denduria) absolute është numri i përsëritjeve të një të dhëne. Frekuenca (denduria) relative është herësi ndërmjet frekuencës absolute të një të dhëne dhe numrit të të gjitha të dhënave të grumbulluara.Në anë jepet një tabelë frekuencash ku janë grumbulluar të dhëna për ushqimin më të pëlqyer.Shenja përfaqëson 5 shokë. Në qoftë se keni numër shumë të madh të dhënash, organizimi i tyre në tabela të tilla nuk është shumë praktik.Në vazhdim është paraqitur numri i sekondave gjatë të cilave njerëz të ndryshëm arrijnë ta mbajnë frymën. Ushqimi Me simbole Denduriapulë e pjekur |||| 4makarona |||| || 7pica |||| |||| |||| | 16sallatë |||| |||| ||| 13Fig. 12.1
                                
   226   227   228   229   230   231   232   233   234   235   236