Page 234 - Demo
P. 234


                                    MATEMATIKA 723012.3 Mesataret dhe amplitudaA Kërkoni dhe zbuloniKryeni matje trupore për vajzat dhe djemtë e klasës suaj. Për shembull: masa, shtatlartësia, numri i këmbës etj. •	 Cilët kanë shtatlartësi mesatare më të madhe, djemtë apo vajzat?•	 Cilët kanë masë mesatare më të madhe, djemtë apo vajzat?•	 Cili është numri i këmbës më i shpeshtë ndër shokët/shoqet e klasës?Diskutoni për të dhënat e grumbulluara.B Vrojtoni dhe mësoniMesatarja është një vlerë e vetme që përshkruan një grup të dhënash. Ka tre tipa mesataresh:mesatarja aritmetike; moda; mediana (mesorja). Secila prej tyre përdoret në varësi të rrethanave.Mbani mend:Për të gjetur mesataren aritmetike të një grupi të dhënash, shuma e të gjitha vlerave pjesëtohet me numrin e tyre. Shpesh, mesatares aritmetike i referohemi vetëm me termin “mesatare”.Shembulli 1Gjeni mesataren aritmetike të një nxënësi në gjashtë testime: 85; 74; 92; 69; 81 dhe 78 pikë.ZgjidhjeMesatarja e pikëve të nxënësit është:Shuma e pikëve 85 74 92 69 81 78 479 78,5 Numri i testimeve 6 6+++++ = = = .Mbani mend:Moda është vlera që përsëritet (ndeshet) më shpesh. Në rastin kur të dhënat i kemi grupuar në klasa, përdoret termi klasë modale.Shembulli 2Një mëngjes, në një dyqan u shitën 10 palë këpucë. Numrat e tyre ishin: 36; 37; 37; 35; 38; 39; 38; 39; 39; 35. Cila është moda?ZgjidhjeVërejmë se këpucët me numër 39 janë shitur më së shumti (3 herë). Pra, moda është 39.Mbani mend:Mediana (mesorja) është vlera e mesit në një grup të dhënash të renditura nga më e vogla te më e madhja.
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238