Page 235 - Demo
P. 235
12. STATISTIKA231USHTRIME1 Një magazinier kontrolloi kutitë me kapëse që kishte në magazinë. Numri i kapëseve në tetë kuti ishte: 48; 52; 52; 51; 49; 47; 53; 48. Cila është mesatarja e kapëseve në një kuti?2 Mesatarja aritmetike e pesë numrave është 5. Në qoftë se katër prej numrave janë 4; 3; 7 dhe 2, cili është numri i pestë?3 Mesatarja aritmetike e shtatlartësive të pesë nxënësve është 158 cm. Në qoftë se shtojmë edhe një nxënës tjetër, atëherë mesatarja aritmetike bëhet 158,4 cm. Sa është shtatlartësia e nxënësit të gjashtë?4 Numrat e këmbëve të tetë nxënësve janë: 38; 36; 34; 36; 36; 37; 39; 40.a) Cila është moda? b) Cila është mediana?c) Cila prej këtyre të dhënave është më e rëndësishme për menaxherin e një dyqani këpucësh? Pse?5 Temperaturat në aeroportin “Adem Jashari” për gjashtë ditë ishin: 21°C; 23°C; 19°C; 25°C; 25°C; 24°C.a) Cila është mediana e temperaturave në këtë periudhë?b) Cila është moda e temperaturave?Shembulli 3Gjeni medianën (mesoren): a) E pikëve në një testim në lëndën e matematikës: 51; 42; 38; 84; 93.b) E temperaturave: 16°C; 23°C; 20°C; 18°C; 17°C; 25°C.Zgjidhjea) Pikët në rend rritës janë: 38; 42; 51; 84; 93. Vlera e mesit është 51, e cila është mediana e pikëve.b) Temperaturat në rend rritës janë:16°C; 17°C; 18°C; 20°C; 23°C; 25°C. Dy vlerat e mesit janë 18°Cdhe 20°C. Mediana është gjysmëshuma e këtyre vlerave, pra 19°C.Mbani mend:Ndryshimi ndërmjet vlerës më të madhe dhe vlerës më të vogël quhet amplitudë. Amplituda tregon se sa të shpërndara janë vlerat.Shembulli 4Gjeni amplitudën e grupit të të dhënave: 2; 11; 7; 3; 2; 8; 4.ZgjidhjeVlera më e madhe është 11; vlera më e vogël është 2. Amplituda = 11 – 2 = 9.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Joni mori 6 bishtaja me bizele. Numri i kokrrave në bishtaja ishte: 7; 8; 10; 5; 6; 6.a) Sa kokrra bizele mblodhi ai gjithsej?b) Sa është mesatarja aritmetike e kokrrave të bizeles në një bishtajë?2. Nila bleu 5 pako me karamele. Numri i karameleve në secilën pako ishte: 28; 32; 29; 31; 30. Sa është mesatarja aritmetike e karameleve në një pako?3. Mesatarja aritmetike e karameleve në një pako është 24 karamele. Sa karamele kanë afërsisht në të tria pakot?4. Lartësia e pesë luleve në cm është: 12 cm,7 cm, 6 cm,11 cm,11cm. a. Cila është moda e lartësive?b. Cila është mediana e lartësive?

