Page 24 - Demo
P. 24
MATEMATIKA 720A Kërkoni dhe zbuloniTabela e mëposhtme tregon çmimet e biletave të udhëtimit:Prishtinë-Prizren 4,6 €Prizren-Gjakovë 2,8 €Gjakovë-Tiranë 10,4 €a) Gjeni sa euro kushton udhëtimi Prishtinë-Prizren-Gjakovë-Tiranë?b) Nëse Agroni ka 250 euro, sa euro i teprojnë nga udhëtimi?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Për të mbledhur (zbritur) dy numra dhjetorë veprojmë kështu: 1. barazojmë numrin e shifrave pas presjes dhjetore në të dy numrat, nëse ai numër nuk është i njëjtë, duke shkruajtur “0” pas shifrës së fundit të numrit me më pak shifra.2. i shkruajmë ata poshtë njëri-tjetrit, në mënyrë që presja të shkruhet nën presje dhe shifrat e rendeve të njëjta të jenë nën njëra-tjetrën;3. bëjmë mbledhjen (zbritjen) njësoj si për numrat natyrorë, pa marrë parasysh presjet;4. te numri i gjetur vendosim shenjën e presjes, nën shenjat e presjeve të dy numrave që mblidhen (zbriten).Shembull Të zgjidhet ekuacioni 4,5 – x = 2,136. ZgjidhjeSipas kuptimit të ndryshimit, kemi x = 4,5 – 2,136. Te numri 2,136 kemi tri shifra pas presjes dhjetore, prandaj edhe te numri 4,5 duhet të kemi tri shifra pas presjes dhjetore. Shkruajmë 4,5 = 4,500. Gjejmë tani ndryshimin e 4,500 me 2,136. 4,5002,1362,364− Përgjigje: x = 2,364.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. A është kryer saktë mbledhja?a) 3, 2 62,53,51+ b) 3, 2 62, 55, 31+ c) 3, 2 62,55, 7 6+2. Zgjidhni ekuacionet:a) x + 5,04 = 5,4; b) 6,204 – x = 6,2. 1.7 Mbledhja dhe zbritja e numrave dhjetorë

