Page 240 - Demo
P. 240
MATEMATIKA 723612.6 Diagrami me shtyllaA Kërkoni dhe zbuloniPërgatisni një skedë me ngjyrat që pëlqehen më shumë. Pyesni shokët dhe shoqet tuaja.Plotësoni tabelën me informacionin që do të grumbulloni.Ngjyra që pëlqehet më shumëE kaltër Rozë E gjelbër Portokalli E kuqe Vjollcë E verdhëNumri i nxënësvePlotësoni tabelën në programin kompjuterik Excel. Gjeni komandën përkatëse dhe paraqitini të dhënat me anë të një diagrami.Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniShpeshherë, piktogrami merr shumë kohë për të vizatuar simbolet. Një diagram me shtylla konstruktohet më shpejt. Në një diagram me shtylla, për të paraqitur objektin, në vend të një simboli përdoret një katror i vogël. Diagramet me shtylla quhen edhe grafikë me shtylla.Mbani mend:Për të paraqitur të dhëna, një diagram me shtylla përdor shtylla me gjatësi ose lartësi të ndryshme. Diagrame të tilla mund të vizatohen me shtylla horizontale ose vertikale. Zakonisht, përdorim boshtet numerike. Shtyllat në diagrame nuk duhet ta takojnë njëra-tjetrën.ShembullTabela më poshtë tregon mjetet me të cilat vijnë çdo ditë në shkollë nxënësit e klasave të shtata të një shkolle.Mjeti i transportit Me autobusMe makinëMe biçikletëMë këmbëNumri i nxënësve 70 40 20 80Diagrami me shtylla paraqet këtë informacion.Të dhënat mund të paraqiten edhe në një diagram me vija në vend të shtyllave. Në një diagram me vija, gjatësia e vijës tregon frekuencën. Diagrami me vija është praktik në rastet kur ka shumë shtylla, pasi vija zë më pak hapësirë. Punë në grupGrumbulloni të dhëna për numrin e figurave që ndodhen në librat tuaj shkollorë.Hartoni tabelën e frekuencave.Paraqitni të dhënat me anë të diagramit shtyllë dhe me vija. Përpiquni të përdorni programin kompjuterik Excel. Fig. 12.10 Numri i nxënësvenë këmbëme biçikletëme makinëme autobus80706050403020100Mënyra se sishkojnë në shkollënxënësit e klasave të shtata

