Page 244 - Demo
P. 244


                                    MATEMATIKA 724012.8 Diagrami i frekuencave të grupuara për të dhëna diskrete A Kërkoni dhe zbuloniMësuese Suzana u kërkoi nxënësve të klasës së 7-të të numëronin sa më shpejt:një, dy, tre... Pas saktësisht një minute, ajo u kërkoi nxënësve të ndalonin dhe mbajti shënim numrin ku kishte arritur secili nxënës. Të dhënat tregohen në diagram.1XPsULPLTsEsULNODVDH'flGHULflflGHULflffiffiGHULffiffiGHULffiffiGHULGHULffiGHULGHULffiQXPULWHNLFLOLMDQsQGDOXUSDVQMsPLQXWH1XPULLQ[sQsVYHGHULGHULffiGHULGHULffiGHULGHULffiFig. 12.18Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:a) Sa nxënës janë në klasë? b) Pse grupimi i numrave fillon nga 80 dhe jo nga 0?c) Sa nxënës arrijnë të numërojnë nga 105 deri në 109?d) Sa nxënës numërojnë nga 124 deri në 130?B Vrojtoni dhe mësoniNjë lloj tjetër i diagramit me shtylla është diagrami i frekuencave, i cili shpreh grafikisht frekuencat. Një diagram frekuencash mund të përdoret për të dhëna diskrete të grupuara. Shembull50 nxënës morën pikët e testimit të gjeografisë. Më poshtë paraqiten rezultatet:35 37 38 43 45 47 47 48 49 51 53 53 5454 57 57 58 58 59 59 60 60 62 63 64 5664 65 65 66 66 68 68 68 69 69 70 71 7172 72 73 75 76 77 79 80 83 84 84Pikët më të ulëta janë 35. Pikët më të larta janë 84.Tabela e frekuencave do të ishte vërtet shumë e gjatë:Pikët 35 36 37 ... 82 83 84Numri i nxënësve 1 0 1 ... 0 1 2
                                
   238   239   240   241   242   243   244   245   246   247   248