Page 246 - Demo
P. 246


                                    MATEMATIKA 7242Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniGrumbullimin e të dhënave statistikore për dukuritë që na rrethojnë.1. Cilat pyetje do të ishin më të përshtatshme, kur bëjmë hulumtime:a) për rrjetet sociale më të përdorura? b) për vendet turistike më të pëlqyera?c) për këndvështrimet e njerëzve rreth një qendre të re sportive në qytet?d) për përdorimin e ndërtesave dhe të terreneve të shkollës?2. Blerta dëshiron të hulumtojë se si mund të mbrohen moshatarët e saj nga keqpërdorimi i internetit. Shkruani pesë pyetje të mundshme për pyetësorin e saj.Paraqitjen e të dhënave të grumbulluara në tabela.3. Konstruktoni një tabelë frekuencash për të mbledhur të dhënat e mëposhtme mbi shtatlartësinë e nxënësve në cm të një klase të shtatë:139; 138; 136, 142; 142; 136; 142; 138; 139; 141; 142; 136; 136; 139; 143; 136; 143; 138; 141; 142; 141; 142; 142; 138; 138; 142; 138; 142; 141; 136.Njehsimin e frekuencës absolute dhe relative të një grupi të dhënash.4. Më poshtë janë dhënë rezultatet e testit të matematikës për 24 nxënës të klasës së shtatë: 37 38 38 47 47 48 49 5454 54 57 57 59 59 60 6062 62 62 65 71 80 81 83 Këto të dhëna, paraqitini në formë tabelare duke treguar frekuencat (denduritë) absolute dhe frekuencat relative.Ndërtimin e diagrameve në bazë të të dhënave të grumbulluara.5. Tabela e mëposhtme tregon këngëtarët e preferuar të 50 nxënësve.Këngëtari/ja Ermal FejzullahuAnjeza ShahiniEra IstrefiElsa LilaSidrit BejleriNumri i nxënësve10 5 15 10 10Shpreheni këtë informacion me piktogram.Ndërtoni diagramin rrethor dhe me shtylla.12.9 Çfarë mësuam? (Përsëritje)
                                
   240   241   242   243   244   245   246   247   248   249   250