Page 247 - Demo
P. 247
24312. STATISTIKA6. Në piktogram jepet numri i akulloreve të shitura gjatë një jave.Konstruktoni diagramin me shtylla dhe rrethor për të dhënat e paraqitura në të.Njehsimin e vlerave mesatare: mesataren aritmetike, modën dhe medianën.7. Përdorni një tabelë frekuencash për të llogaritur mesataren aritmetike, medianën dhe modën e 20 numrave të mëposhtëm:6; 2; 1; 5; 3; 1; 2; 4; 4; 3; 4; 5; 6; 2; 1; 1; 3; 2; 2; 5.8. Pikët e testimit të matematikës për pesë vajza dhe për pesë djem jepen në tabelën e mëposhtme. Duke llogaritur mesataren dhe amplitudën për vajzat dhe djemtë, krahasoni rezultatet e tyre në testim.Vajzat 71 63 58 44 39Djemtë 78 18 55 61 38Përdorimin e teknologjisë për zgjidhje të problemave nga jeta në situata reale. 9. Çdo 400 g peshk i tharë përmban 150 g ujë, 50 g yndyrë, 150 g proteina dhe 50 g substanca të tjera.a) Për të paraqitur këtë informacion, konstruktoni një diagram rrethor të ndarë në 8 sektorë. Ndërtoni grafikun me ndihmën e një programi kompjuterik, si p.sh. Excel.b) Sa gramë përfaqëson secili sektor? c) Sa sektorë do të përfaqësojnë sasinë e proteinave të peshkut të tharë?10. Tabela tregon ngjyrat e peshqve në akuariumin e Gretës.Ngjyra E artë E gjelbër E kaltër E argjendtëNumri i peshqve7 4 2 5Konstruktoni diagramin shtyllë dhe rrethor. Përdorni programe kompjuterike.përfaqëson 20 akullore.E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte Fig. 12.20

