Page 249 - Demo
P. 249
245A E DINI SE...?Njohuritë e para për probabilitetin fillojnë në shekullin XVII. Fillimisht, ato ishin të lidhura me mundësinë e fitimit në lojërat e fatit. Më pas, një problem i rëndësishëm ishte ai i parashikimit të kthimit të anijeve në portin nga ishin nisur. Sulmet e piratëve ndaj anijeve, si dhe koha e keqe, bënin që shumë anije të mos ktheheshin dot në vendin e nisjes. Kjo i detyronte pronarët e tyre që për transportin e një malli të caktuar nga një vend në një vend tjetër, të planifikonin më shumë anije sesa u duheshin. Roli i teorisë së probabilitetit është rritur ndjeshëm në ditët tona: në procesin zgjedhor përdoret probabiliteti për të vlerësuar se cila nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje ka më shumë mundësi për të fituar; prodhuesit llogarisin probabilitetin e produkteve me defekte; programuesit e lojërave kompjuterike përdorin probabilitetin, për t’u siguruar që lojërat e tyre të mos jenë të manipulueshme; shkencëtarët përdorin probabilitetin eksperimental për të ndërtuar kompjuterë apo pajisje të tjera elektronike me procesorë të përparuar; fizikanët përfshinë probabilitetin në studimin e dukurive fizike. Fjalë kyçe: ngjarje e pamundur, pak e mundur, e mundur, shumë e mundur, e sigurt, probabilitet, rastet e mundshme, rastet e favorshme, herës, thyesë, përqindje, probabilitet teorik, probabilitet eksperimental.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• parashikon mundësinë (me dallime të mëdha);• përdor probabilitetin në jetën e përditshme;• bën provën: e mundur, e pamundur;• jep konceptin e probabilitetit.PROBABILITETI 13

