Page 250 - Demo
P. 250
MATEMATIKA 724613.1 Gjuha e probabilitetitA Kërkoni dhe zbuloniMira do të nxjerrë një top nga thesi i treguar në figurë.a) A mund të nxjerrë ajo një top të kuq, një top të verdhë, një top të kaltër?Cilën ngjyrë ka më shumë mundësi të nxjerrë Mira? Po më pak? b) Diskutoni me shokun/shoqen. B Vrojtoni dhe mësoniVini re pyetjet e mëposhtme:• A duhet ta merrni sot me vete çadrën në shkollë? • Cili nxënës do të dalë më mirë në testimin e matematikës?• A duhet ta blej atë gazetë?Sido që të përgjigjeni, ka një mundësi që të keni të drejtë. Sigurisht që ka edhe rrezik që ta keni gabim.Mbani mend:Në matematikë, probabiliteti përdoret për të parashikuar mundësinë e ndodhjes së një ngjarjeje.Shembulli 1Ka probabilitet të lartë, që ju të vishni uniformën e shkollës para se të shkoni në shkollë.Ka probabilitet të ulët që nesër të bjerë shi në shkretëtirë.Mbani mend:Matematikisht, probabiliteti i një ngjarjeje shprehet me një numër ndërmjet 0 dhe 1. Prandaj, probabiliteti mund të shkruhet si thyesë ose si numër dhjetor.Probabiliteti mund të shkruhet edhe si përqindje. Kur përdorim përqindjen, probabiliteti shprehet me vlera nga 0% deri në 100%.Ngjarja e sigurt e ka probabilitetin 1. Ngjarja e pamundur e ka probabilitetin 0.Fig. 13.2e sigurt 10,90,80,70,60,50,40,30,20,10shumë e mundure mundurpak e mundure pamundurShembulli 2Ngjarja “sot ditë-nata do të zgjasë 25 orë” është ngjarje e pamundur, probabiliteti i saj është 0.Ngjarja “sot Dielli do të perëndojë” është ngjarje e sigurt, probabiliteti i saj është 1.Fig. 13.1

