Page 254 - Demo
P. 254
MATEMATIKA 725013.3 Probabiliteti teorikA Kërkoni dhe zbuloniNë një kuti janë 6 sfera të verdha dhe 4 sfera të gjelbra (sferat dallohen vetëm prej ngjyrës). Sa është probabiliteti që një sferë e tërhequr rastësisht të jetë me ngjyrë:a) të verdhë? b) tjetër?c) të kuqe?Sfera me cilën ngjyrë ka më shumë mundësi të tërhiqet?Diskutoni. B Vrojtoni dhe mësoniZakonisht, nuk është praktike të kryesh eksperimente për të gjetur probabilitetet e ngjarjeve. Në vend të kësaj, mund të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Gjendet probabiliteti teorik që jepet nga formula e thjeshtë:kur rastet janë njëlloj të mundshme.Shembulli 1Kur hedhim një zar, janë 6 raste të mundshme të pikave në faqen e sipërme 1, 2, 3, 4, 5 ose 6. Në qoftë se zari është i rregullt, secili nga këto raste është rezultat njëlloj i mundshëm. Ato janë edhe të gjitha rezultatet e mundshme. Supozojmë se ngjarja e favorshme është “bie numër çift”. Për këtë, ka tri mundësi: 2, 4 ose 6. Pra, probabiliteti teorik për të rënë numër cift i pikave është: 3 1 P(çift) 6 2 = =Për një numër të vogël hedhjesh, kjo mund të mos ndodhë. Ndodh kështu, sepse probabiliteti shpreh një mundësi, që do të thotë se ajo që ndodh teorikisht, jo domosdoshmërisht ndodh në realitet.Shembulli 2Në një kuti ndodhen 3 sfera të bardha dhe 2 sfera të zeza. Nxjerrim rastësisht një sferë nga kutia. Sa është probabiliteti që ajo të jetë e zezë?ZgjidhjeC Ushtrohuni duke zbatuar 1. Në një kuti, janë 5 sfera të verdha, 3 sfera të kuqe dhe 4 sfera të gjelbra. Sa është probabiliteti që një sferë e tërhequr rastësisht të jetë me ngjyrë të verdhë? Po me ngjyrë tjetër?Fig. 13.6

