Page 255 - Demo
P. 255


                                    13. PROBABILITETI251USHTRIME1 Të 36 shkronjat e alfabetit janë shkruar në petëza dhe janë futur në një çantë. Tërhiqet në mënyrë të rastësishme një petëz. Sa është probabiliteti që:2 Një program kompjuterik është hartuar për të paraqitur në mënyrë të rastësishme një numër natyror nga 1 në 25.• Sa është probabiliteti që numri i paraqitur të jetë:a) numri 7? b) një numër më i madh se 20? c) një shumëfish i numrit 5? d) një numër i thjeshtë? e) një numër joshumëfish i numrit 7?• Ndërtoni shkallën e probabilitetit. Shënoni në të përgjigjet e pikës a).3 Hidhni një monedhë 10 herë. Krahasoni probabilitetin statistikor të rënies së numrit me probabilitetin teorik përkatës.4 Kur hedhim një zar të rregullt, mundësitë për të rënë secili nga numrat, 1-6 janë të barabarta.a) Sa është probabiliteti teorik për rënien e secilit numër?b) Hidheni zarin 60 herë. Shkruani probabilitetin statistikor për secilin numër.c) Sa herë prisni të bjerë numri 2? A ju ka rënë vërtet kaq herë numri 2? Po për numrat e tjerë?d) Krahasoni probabilitetin teorik me probabilitetin statistikor. A janë njëlloj?5 Joni vendosi të bënte një eksperiment. Ai ndau një fletë letre në 10 pjesë dhe shkroi në to numrat nga 1 në 10. I ktheu ato përmbys dhe i ngatërroi. Më pas, ai mori rastësisht njërën prej tyre dhe, pasi mbajti shënim numrin, e vendosi përsëri në tavolinë. Këtë veprim e përsëriti 20 herë.a) Sa është probabiliteti teorik që Joni të ketë marrë numrin 9 në tërheqjen e parë? Po në të dytën?b) Bëjeni edhe ju këtë eksperiment. Sa është probabiliteti statistikor që të tërhiqni numrin 9? Krahasoni dy probabilitetet edhe për numrat e tjerë.2. Janë dhënë 25 etiketa të kuqe me numra nga 1 në 25 dhe 25 etiketa të kaltra me numra nga 1 në 25, të cilat janë përzier. Në figurë, paraqiten disa prej tyre.Sa është probabiliteti që një etiketë e tërhequr rastësisht të jetë:a) etiketa me numër 10? b) një etiketë e kuqe?c) një etiketë me numër të ndryshëm nga 4?d) një etiketë me ngjyrë të ndryshme nga e kuqja?e) një etiketë me një numër që është shumëfish i numrit 2?3. Për ruletën e treguar në figurë, shkruani të gjitha rezultatet e mundshme. • Duke përdorur ruletën, sa është probabiliteti që shigjeta të ndalojë:a) te ngjyra e kaltër?b) te ngjyra e kuqe?c) te ngjyra e verdhë?d) te ngjyra e bardhë?e) te ngjyra e verdhë ose e gjelbër?• A është e vërtetë se të gjitha rezultatet e mundshme, kanë të njëjtin probabilitet për të ndodhur?Fig. 13.712 7 16 19Fig. 13.8Fig. 13.9DÇCA STPKUEHLBXO FTH ZMGa) të tërhiqet shkronja V?b) të mos tërhiqet shkronja E?c) të tërhiqet një zanore?d) të tërhiqet një nga shkronjat e fjalës LIBËR?e) të tërhiqet një nga shkronjat D, S ose B? f) të tërhiqet një bashkëtingëllore?
                                
   249   250   251   252   253   254   255   256   257   258   259