Page 256 - Demo
P. 256
MATEMATIKA 725213.4 Çfarë mësuam? (Përsëritje)Tashmë kemi mësuar Provoni të zgjidhniParashikimin e mundësive të ndodhjes së ngjarjes me dallime të mëdha.1. Përshkruani mundësinë e ndodhjes së këtyre ngjarjeve:a) Do të ketë shira në dy javët e ardhshme.b) Do të fitoni një çmim të madh në lotari.c) Dita që vjen pas së shtunës është e diela.d) Në Prishtinë, vitin tjetër do të bjerë borë.Përdorni shkallën e probabilitetit për të vendosur ngjarjet.Fig. 13.100 0,2 0,5 0,9 1e pamundur e sigurt pak e mundur e mundurshumë e mundur2. Disku i mëposhtëm rrotullohet. Përshkruani mundësitë e ndodhjes së ngjarjeve:a) shigjeta të ndalojë në sektorin me ngjyrë të kuqe;b) shigjeta të ndalojë në sektorin me ngjyrë të kaltër;c) shigjeta të ndalojë në sektorin me ngjyrë të bardhë.Përdorni shkallën e probabilitetit për të vendosur ngjarjet.Konceptin e probabilitetit, njehsimin e probabilitetit teorik nëpërmjet raportit të rasteve të favorshme me rastet e mundshme të ndodhjes së ngjarjes.3. Ndërtoni një shkallë probabiliteti duke përdorur:a) numra thyesorë;b) numra dhjetorë;c) përqindje.4. Hidhni një zar. Gjeni probabilitetin që gjatë hedhjes së zarit të bjerë:a) numër çift;b) numër më i vogël së 5;c) numër që plotpjesëtohet me 2 dhe me 3;d) numër më i vogël se 7;e) numër që plotpjesëtohet me 3 dhe 4.5. Një pako ka karamele në tri ngjyra: 5 të kuqe, 12 të gjelbra dhe 3 të verdha. Andi tërheq rastësisht një karamele. Tregoni probabilitetin që karamelja e tërhequr të jetë:a) e kuqe;b) e gjelbër;c) e verdhë.Fig. 13.11Fig. 13.12

