Page 258 - Demo
P. 258


                                    MATEMATIKA 725413.5 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Një kuti përmban 6 sfera të kuqe, 3 sfera të bardha, 4 sfera të verdha dhe 7 sfera portokalli. Sa është probabiliteti që një sferë e tërhequr rastësisht:a) të jetë e kuqe? b) të jetë e verdhë? c) të mos jetë e kuqe?d) të jetë e bardhë ose portokalli? e) të jetë as e kuqe, as e bardhë? (5 pikë)2 Shkronjat e fjalës MUNDËSI janë futur në një kuti. Zgjidhet rastësisht një shkronjë. Sa është probabiliteti që ajo:a) të jetë shkronja N? b) të jetë shkronja D?c) të jetë shkronja K?d) të jetë një zanore? e) të mos jetë shkronja D? (5 pikë)3 Ela mori nga kutia një rruazë, pa e parë. Ajo mbajti shënim ngjyrën dhe më pas e futi sërish rruazën në kuti. Këtë veprim ajo e bëri 100 herë, nga të cilat 17 herë mori rruazën e kaltër? Gjeni probabilitetin e tërheqjes së rruazës e kaltër.  (2 pikë)4 Vizatoni një ruletë me probabilitetet e mëposhtme: (3 pikë)Ngjyra E kuqe E verdhë E kaltër E gjelbër Probabiliteti 1416512165 Gjeni probabilitetin që katër disqet për secilin rast, të qëndrojnë në ngjyrën e kaltër. Përdorni shkallën e probabilitetit në secilin nga rastet. (4 pikë)Fig. 13.14i ii iii iv6 Një prodhues llogariti probabilitetin që një nga makinat larëse të tij të pësonte defekt në dy vitet e para. Nga studimi vuri re se nga 150 makina, 22 dalin me defekt. Vlerësoni probabilitetin që një makinë të mos jetë me defekt.(2 pikë)
                                
   252   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262