Page 259 - Demo
P. 259


                                    255FJALORKreu 1Thyesa të anasjellta quhen thyesat ba dhe ab , ku . Prodhimi i tyre është 1.Thyesat dhjetore janë thyesat me emërues 10, 100, 1000 etj.Numra dhjetorë të pafundmë periodikë kanë një sasi të pafundme (numër të pafundmë) shifrash pas presjes dhjetore, gjithmonë një shifër ose një grup shifrash përsëritet vazhdimisht. Shifra ose grupi i shifrave që përsëriten vazhdimisht quhet periodë.Kreu 2Kënd quhet figura gjeometrike e formuar nga bashkimi (unioni) i dy gjysmëdrejtëzave që kanë të njëjtën origjinë. Gjysmëdrejtëzat që formojnë këndin quhen krahë, kurse origjina e tyre quhet kulm i këndit.Kënde fqinje, këndet që kanë kulmin përbashkët, një krah të përbashkët dhe dy krahët tjerë në anë të ndryshme të krahut të përbashkët.Kënde kryqëzuese quhen dy kënde të tillë, që krahët e njërit janë gjysmëdrejtëza plotësuese të krahëve të tjetrit.Kënd i shtrirë quhet i tillë nëse krahët e tij janë gjysmëdrejtëza plotësuese të njëra-tjetrës. Kënde plotësues (komplementarë) nëse shuma e dy këndeve është kënd i drejtë. Kënde shtues (suplementarë) nëse shuma e dy këndeve është kënd i shtrirë. Dy drejtëza quhen normale (pingule) me njëra-tjetrën, kur ato priten duke formuar kënde të drejta, simbolikisht shkruajmë .Dy drejtëza në rrafsh, që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët, quhen drejtëza paralele, simbolikisht shkruajmë a||b.Largesë midis pikave A, B quajmë gjatësinë e segmentit [AB]. Simbolikisht shkruajmë AB. Largesë midis dy drejtëzave paralele quajmë largesën e një pike çfarëdo të njërës drejtëz prej drejtëzës tjetër.Simetrale (përmesore) e një segmenti quhet drejtëza pingule me këtë segment dhe që kalon nëpër mesin e segmentit.Kreu 3Numra të plotë quhen numrat natyrorë, numrat e plotë negativë dhe numri zero. Bashkësia e numrave të plotë shënohet me shkronjën Z.Numrat e plotë m dhe –m quhen të kundërt të njëri-tjetrit. Ndryshim të numrit a me numrin b quajmë numrin e plotë, që po të mblidhet me b jep a. Ky ndryshim shënohet a – b. Numri i plotë h quhet herës i pjesëtimit të numrit të plotë a me numrin e plotë b, nëse b · h = a. Në këtë rast shkruajmë a : b = h. Kreu 4Numra racionalë quhen thyesat pozitive, thyesat negative, të cilat për emërues dhe numërues kanë numra të plotë, ose që kthehen në këto thyesa, kurse emëruesi nuk është zero. Bashkësia e numrave racionalë shënohet me shkronjën Q. Bashkësia e numrave racionalë është bashkësi e mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (me pjesëtues të ndryshëm nga zero). Vlerë absolute të një numri quajmë largesën nga origjina, të pikës përgjegjëse të tij, në boshtin numerik. Ajo shënohet |a| dhe është gjithmonë numër jonegativ.FJALORTH
                                
   253   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263