Page 26 - Demo
P. 26
MATEMATIKA 722A Kërkoni dhe zbuloniNjë çiklist udhëton me një shpejtësi mesatare 22,5 km/orë. Nëse çiklisti udhëton 1 orë e 30 minuta, sa km rrugë ka përshkuar? Po nëse udhëton 1,5 orë?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Për të shumëzuar një numër dhjetor me një numër natyror, veprojmë kështu: 1. shumëzojmë numrat, pa marrë parasysh presjet;2. në prodhimin e gjetur vendosim presjen, në mënyrë që pas saj të ketë aq shifra sa ka te numri dhjetor pas presjes.Punë në grupMerrni një numër dhjetor. Shumëzoni numrin me 10, 100, 1000 etj. Përsëritni veprimin me disa numra dhjetorë. Çfarë vini re?Mbani mend:Për të shumëzuar numrin dhjetor me 10, 100, 1000 etj., veprojmë kështu:a) Fillimisht bëjmë që numri dhjetor të ketë aq shifra pas presjes, sa ka zero shumëzuesi pas njëshit.b) Pastaj zhvendosim presjen dhjetore aq shifra djathtas, sa zero ka te shumëzuesi pas njëshit. Mbani mend:Për të shumëzuar dy numra dhjetorë, veprojmë kështu: 1. kryejmë shumëzimin e numrave pa marrë parasysh presjet;2. në prodhimin e gjetur vendosim presjen, duke lënë në të djathtë të saj aq shifra sa është shuma e shifrave që kanë pas presjeve të dy numrat që shumëzohen.Shembull Sa është syprina e një dhome drejtkëndëshe me përmasa 3,52 m dhe 4,03 m? Zgjidhje Dimë se syprina e drejtkëndëshit gjendet duke shumëzuar dy përmasat e tij. Pra: S = 3,52 m · 4,03 m. Gjejmë në fillim prodhimin 352 · 403.3524 0310560001408141856⋅Pas presjes duhet të lëmë katër shifra. (Pse?) S = 14,1856 m2, pra S ≈ 14,2 m2.1.8 Shumëzimi i numrave dhjetorë

