Page 260 - Demo
P. 260


                                    MATEMATIKA 7256Kreu 5Vijë e thyer quhet vija e formuar nga unioni (bashkimi) i segmenteve të njëpasnjëshëm. Një vijë e thyer mund të jetë e hapur ose e mbyllur, ajo mund të presë edhe veten.Shumëkëndësh quhet figura e formuar nga një vijë e thyer e mbyllur, që nuk e pret veten. Sipërfaqe shumëkëndëshe quhet figura e formuar nga një shumëkëndësh dhe nga pikat që ndodhen brenda saj (në pjesën e kufizuar).Perimetër i shumëkëndëshit quhet shuma e gjatësive të brinjëve të shumëkëndëshit.Diagonale të shumëkëndëshit quhen segmentet që bashkojnë dy kulme jo të njëpasnjëshme të shumëkëndëshit.Kënd i brendshëm i shumëkëndëshit quhet këndi i formuar nga dy brinjë të njëpasnjëshme dhe që përmbahet brenda shumëkëndëshit.Kënd i jashtëm i shumëkëndëshit quhet këndi i përbrinjëshëm me një kënd të brendshëm të shumëkëndëshit konveks. Shumëkëndëshi quhet i rregullt, nëse ai i ka të gjitha brinjët e barabarta midis tyre dhe të gjitha këndet kongruente midis tyre.Trekëndësh quhet shumëkëndëshi që ka tri brinjë.Katërkëndësh quhet shumëkëndëshi që ka katër brinjë.Trapez quhet katërkëndëshi që ka vetëm një çift brinjësh paralele. Brinjët paralele quhen baza të trapezit. Brinjët jo paralele quhen brinjë anësore ose krahë të trapezit. Largesa midis bazave të trapezit quhet lartësi e trapezit. Paralelogram quhet katërkëndëshi që i ka brinjët dy nga dy paralele me njëra-tjetrën. Largesa midis dy brinjëve të kundërta të paralelogramit quhet lartësi e paralelogramit. Drejtkëndësh është paralelogrami që i ka të katër këndet e drejta.Romb është paralelogrami që i ka të katër brinjët kongruente. Katror është drejtkëndëshi që i ka të katër brinjët kongruente, ose rombi që i ka të katër këndet të drejta. Kreu 6Fuqia e një numri është numri që merret duke shumëzuar aq faktorë, të barabartë me bazën, sa njësi ka eksponenti. Eksponenti i fuqisë na tregon se sa faktorë të barabartë (me bazën) shumëzohen. Veprimi që bëjmë për të gjetur fuqinë quhet “ngritje në fuqi”. Simbolikisht shkruajmë Numri shkruhet në trajtë shkencore nëse ai paraqitet në trajtën n = a×10m ose në trajtën:n =10ma , ku 1 ≤ a < 10 dhe m ∈ N . Rrënja katrore e numrit jonegativ a quhet numri që katrorin e vet e ka a. Ky numër shënohet a (lexohet: rrënja katrore e a). Kreu 7Raport (përpjesë) quajmë herësin e dy numrave. Raporti tregon se sa herë më “i madh” është numri i parë se i dyti, apo ç’pjesë të të dytit përbën numri i parë. Përpjesëtim (proporcion) quajmë barazimin e dy raporteve. Me ndihmën e shkronjave,përpjesëtimin e shkruajmë kështu: a : b = c : d ose ba =dc (b, d ≠ 0).Në përpjesëtimin ba =dc, numrat a dhe d quhen kufiza të jashtme, kurse numrat b, c quhenkufiza të brendshme.Nëse kemi përpjesëtimin ba = xc , atëherë x quhet i katërti përpjesëtimor i treshes së radhitur të numrave a, b, c. 
                                
   254   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264