Page 261 - Demo
P. 261


                                    257Dy madhësi quhen në përpjesëtim të drejtë, nëse kur njëra prej tyre rritet (zvogëlohet) disa herë, edhe tjetra rritet (zvogëlohet) po aq herë.Shkallë të hartës (skicës) quhet raportin e gjatësisë së një segmenti në një hartë (apo skicë), me gjatësinë e segmentit përkatës në Tokë. Kreu 8Njësia bazë për matjen e gjatësive është metri (shënohet m). Njësia bazë për matjen e syprinave të sipërfaqeve është metri katror (shënohet m2). Në bujqësi, për matjen e syprinave të sipërfaqeve tokësore përdoren njësitë e mëposhtme: dynymi(dn); ar, hektari (ha). Perimetri i rrethit me diametër d me rreze R jepet me formulën P = πd = 2πR.Teorema e Pitagorës: Në trekëndëshin kënddrejtë, syprina e katrorit të ndërtuar mbi hipotenuzën e tij është i barabartë me shumën e syprinave të katrorëve të ndërtuar mbi katetet e tij. Kreu 9Shprehje me ndryshore, shprehje që formohen me anë të numrave, ndryshoreve, shenjave të veprimeve dhe kllapave.Nëse shkronjat që figurojnë në një shprehje algjebrike i zëvendësojmë me numra dhe më pas kryejmë veprimet, do të marrim vlerën numerike të asaj shprehjeje për numrat e dhënë.Dy shprehje quhen identike nëse për çdo vlerë të ndryshores (ndryshoreve) i kanë vlerat përgjegjëse të barabarta. Shndërrim identik quhet zëvendësimi i çdo shprehjeje me një shprehje tjetër, identike me të.Monom quhet shprehja që merret duke kryer, mbi numrat dhe ndryshoret, vetëm veprimet e shumëzimit dhe të ngritjes në fuqi. Dy ose më shumë monome quhen të ngjashëm, kur në trajtat e tyre të rregullta i kanë pjesët shkronjore të njëjta.Reduktim i kufizave të ngjashme quhet veprimi i mbledhjes (zbritjes) së koeficientëve numerik të monomeve. Ekuacion quhet barazimi shkronjor (me ndryshore) për të cilin kërkohet vlera e shkronjës (ndryshores), që e kthen atë në barazim numerik të vërtetë. Kjo vlerë e shkronjës (ndryshores) quhet zgjidhje e ekuacionit.Dy ekuacione me të njëjtën ndryshore quhen të njëvlershëm, nëse kanë zgjidhje të njëjta.Inekuacion quhet mosbarazimi me një ndryshore, në qoftë se kërkohen vlerat e ndryshores që e vërtetojnë atë (e kthejnë në mosbarazim të vërtetë me të njëjtin kah). Çdo vlerë e tillë e ndryshores quhet zgjidhje e inekuacionit.Dy inekuacione, me të njëjtën ndryshore, quhen të njëvlershëm nëse kanë të njëjtën bashkësi zgjidhjesh.Kreu 10Nëse pika A përshkon një figurë F, atëherë simetrikja e saj A1 do të përshkojë një figurë F1, që quhet simetrike e figurës F në lidhje me drejtëzën d. Dy figura, që janë simetrike në lidhje me një drejtëz, janë kongruente. Shumëfaqësh quhet trupi i kufizuar nga shumëkëndësha.Shumëkëndëshat që kufizojnë shumëfaqëshin quhen faqe të shumëfaqëshit. Dy faqe priten sipas një brinje. Shumëfaqëshi quhet konveks nëse është i vendosur në të njëjtën anë të rrafshit të secilës faqe të tij.FJALORTH
                                
   255   256   257   258   259   260   261   262   263   264   265