Page 262 - Demo
P. 262
MATEMATIKA 7258Prizmi i drejtë është shumëfaqësh që ka dy baza paralele dhe kongruente (që mund të puthiten) dhe faqe anësore që janë drejtkëndësha. Prizëm i rregullt quhet prizmi i drejtë që i ka bazat shumëkëndësha të rregullt.Piramida është një shumëfaqësh që ka një faqe shumëkëndëshe (trekëndësh, katërkëndësh, pesëkëndësh etj.), që quhet bazë dhe disa faqe anësore që janë trekëndësha. Të gjitha faqet anësore kanë një kulm të përbashkët, që quhet kulm i piramidës. Piramida quhet e rregullt nëse plotësohen dy kushte: baza është një shumëkëndësh i rregullt, ndërsa brinjët anësore janë të barabarta.Syprinë anësore e prizmit quhet shuma e syprinave të faqeve anësore të tij. Nëse shënojmë me Sb syprinën e bazës së prizmit, syprina e përgjithshme e prizmit është Sp= Sa + 2Sb.Syprinë anësore e piramidës quhet shuma e syprinave të faqeve anësore të saj. Syprina e përgjithshme të saj është Sp = Sa + Sb, ku Sb paraqet syprinën e bazës së piramidës së rregullt. Vëllim i trupit quhet masa e pjesës së hapësirës që zë trupi. Si njësi e vëllimit merret vëllimi i kubit që e ka brinjën sa njësia e gjatësisë. Kjo njësi quhet njësi kubike p.sh. 1 m3; 1 km3 etj.Kreu 11Funksion të bashkësisë A në bashkësinë B quajmë çdo rregull (ligj, procedurë) f me ndihmën e së cilës çdo elementi të bashkësisë A i shoqërohet një element i vetëm i bashkësisë B. Simbolikisht shkruajmë “f: A→ B, ”. Bashkësia A quhet bashkësia e përcaktimit të funksionit (domeni i funksionit). Bashkësia B quhet bashkësia e vlerave të funksionit (kodomeni i funksionit).Grafik i funksionit “f: A → B” quhet bashkësia e pikave të rrafshit koordinativ xOy, të cilat kanë si abshisë elementet e bashkësisë A dhe si ordinatë vlerën përgjegjëse të funksionit.Grafiku i funksionit y = kx, sidoqoftë numri racional k, është bashkësi pikash që ndodhen në një drejtëz, e cila kalon nëpër origjinën e sistemit koordinativ. Kreu 12Të dhëna parësore quhen të dhënat që i mblidhni vetë. Të dhëna dytësore quhen të dhënat të mbledhura nga një burim tjetër (p.sh., nga interneti). Frekuenca (denduria) absolute është numri i përsëritjeve të një të dhëne. Frekuenca (denduria) relative është herësi ndërmjet frekuencës absolute të një të dhëne dhe numrit të të gjitha të dhënave të grumbulluara.Moda është vlera që përsëritet (ndeshet) më shpesh. Në rastin kur të dhënat i kemi grupuar në klasa, përdoret termi klasë modale.Mediana (mesorja) është vlera e mesit në një grup të dhënash nga më e vogla te më e madhja.Amplitudë quhet ndryshimi ndërmjet vlerës më të madhe dhe vlerës më të vogël.Piktogram quhet metoda (teknika) e përdorimit të figurave apo vizatimeve për të paraqitur të dhëna diskrete.Diagrami me shtylla paraqet të dhënat duke përdorur shtylla me gjatësi ose lartësi të ndryshme, horizontale ose vertikale.Diagrami rrethor përdor një qark të ndarë në sektorë për të paraqitur të dhënat.

