Page 27 - Demo
P. 27


                                    1. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË23USHTRIME1 Kryeni shumëzimet:a) 1,25 · 4; b) 1,25 · 50; c) 1,25 · 25. 2 Kryeni shumëzimet:a) 15,43 · 10; b) 15,43 · 100; c) 15,43 · 1000. 3 Shprehni: a) në metra: 23 km; 5,127 km; 0,027 km; b) në milimetra: 15 cm; 10,5 cm; 0,4 cm; c) në cm2: 0,25 m2; 0,5 dm2. 4 Kryeni shumëzimet:a) 35,3 · 4,1; b) 1,56 · 0,2; c) 6,36 · 2,5; d) 2,06 · 3,05.5 Gjeni vlerën e shprehjeve:a) 0,4 · 2,55 · 1,6; b) (1,34 + 0,9) · 5,4; c) 40 · (7,85 – 3,9).6 Një këmbësore përshkon rrugën midis dy fshatrave, që ndodhen në largesën 3,5 km, me shpejtësi 4,7 km/orë. Sa km i kanë mbetur për të bërë, pasi ka udhëtuar 0,5 orë? 7 Meremetimi i një pjese të rrugës me gjatësi 20 m u krye për tri ditë. Ditën e parë bënë meremetimin e 0,35 të rrugës, kurse ditën e dytë 0,4 të rrugës. Sa m rrugë mbetën për meremetim në ditën e tretë? Në tabelën e mëposhtme tregohet përbërja e bukës së bardhë si edhe ajo e bukës integrale (për 100 g të secilës). Lloji Ujë Fibra Sheqerna të ngadalshme Sheqerna të shpejta Proteina Yndyrna Bukë e bardhë 30 g 3 g 58,5 g 0,5 g 7 g 1 gBukë integrale 35 g 7 g 46,9 g 0,5 g 9 g 1,6 gNjehsoni, duke shumëzuar çdo vlerë të tabelës me 0,75, sasitë e përbërësve për 75 g bukë. Rezultatet paraqitini në një tabelë.8C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Kryeni shumëzimet:a) 3,4 · 2,3; b) 6,41 · 1,2; c) 3,44 · 2,57. 2. Shkruani si numër natyror:a) 1,5 mijë; b) 0,8 mijë; c) 2,5 milionë; d) 0,9 milionë. 3. Pa bërë njehsimet, tregoni se cili numër është më i madh: a) 2,76 · 3,1 dhe 2,76; b) 41,2 · 0,2 dhe 41,2; c) 5 · 0,3 dhe 0,3; d) 0,4 · 0,37 dhe 0,4. 4. Shpejtësia e zërit në ajër është 0,33 km/s. Sa larg ka rënë rrufeja nëse, pasi patë vetëtimën, kaluan 5 sekonda kur dëgjuat bubullimën? Po nëse kaluan 10 sekonda? 
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31