Page 28 - Demo
P. 28


                                    MATEMATIKA 7241.9 Pjesëtimi i numrave dhjetorëA Kërkoni dhe zbuloniNjë rubinet sjell 0,85 litra ujë në sekondë. Zana ka dy enë me vëllim 50 litra dhe 55,50 litra. Cila nga enët do të mbushet më shpejt?Po enët me vëllim 100 litra dhe 120 litra për sa kohë do të mbushen? Sa kohë i duhet Zanës për të mbushur të katra enët?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Për të pjesëtuar një numër dhjetor me një numër natyror, veprojmë kështu: 1. kryejmë pjesëtimin pa marrë parasysh presjen dhjetore;2. te herësi vendosim presjen dhjetore, atëherë kur mbaron pjesëtimi i pjesës së plotë;3. kur pjesa e plotë është më e vogël se pjesëtuesi, atëherë herësi ka zeron si pjesë të plotë.Punë në grupMerrni një numër dhjetor. Pjesëtoni numrin me 10, 100, 1000 etj. Përsëritni veprimin me disa numra. Çfarë vini re?Për të pjesëtuar numrin dhjetor me 10, 100, 1000 etj., veprojmë kështu:a) Fillimisht bëjmë që numri dhjetor të ketë para presjes më shumë shifra se sa ka zero pjesëtuesi pas njëshit (duke shtuar tek ai po qe nevoja disa zero para shifrës së parë me vlerë).b) Pastaj zhvendosim te numri dhjetor presjen me aq shifra majtas sa zero ka pjesëtuesi pas njëshitMbani mend:Për të pjesëtuar një numër dhjetor me një numër dhjetor, veprojmë kështu: 1. zhvendosim presjen dhjetore tek i pjesëtueshmi dhe pjesëtuesi djathtas, me aq shifra sa ka pjesëtuesi pas presjes dhjetore;2. kryejmë pjesëtimin me numrin natyror që merret.Shembull Zgjidhni ekuacioni 23,5 · x = 298,45. Zgjidhjex është herësi i pjesëtimit të 298,45 me 23,5. Kryejmë këtë pjesëtim. Mjafton të pjesëtojmë 2984,5 me 235. (Pse?) Rezultati është x = 12,7.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Kryeni pjesëtimet:a) 12,6 : 0,9; b) 0,96 : 1,2; c) 42,42 : 0,14. 
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32