Page 29 - Demo
P. 29
1. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË25USHTRIME1 Kryeni veprimet:a) 192,6 : 9; b) 17,22 : 2; c) 4,41 : 7; d) 30,25 : 5.2 Kryeni pjesëtimet:a) 17,4 : 0,6; b) 0,343 : 0,7; c) 8,46 : 1,2; d) 17,28 : 72. 3 Syprina e një dhome drejtkëndore është 17,76 m2. Gjatësia është 4,8 m. Sa është gjerësia e saj? 4 Një copë tel u përthye në fillim në formë trekëndëshi me brinjë 7,5 cm; 8,3 cm dhe 9,4 cm.Më pas, po ky tel u përthye në formë katrori. Sa është brinja e katrorit? 5 Masa e dy copave djathë është 1,4 kg. Njëra është tri herë më e madhe se tjetra. Gjeni masën e copës së madhe. 6 Dihet që 17 : 8 = 2,125. Duke ditur këtë, gjeni: a) 1,7 : 0,8; b) 0,17 : 8; c) 17 : 0,08. 7 Gjeni vlerën e shprehjeve:a) 8,326 : 0,09 · 0,09; b) 25,41 · 3,8 : 2,541.8 Gjeni vlerën e shprehjeve:a) 3,5 · (8,68 + 1,136) – 135,531 : 33,3; b) (8,94 + 9,39) : (7,57 – 1,4 · 2,05);c) 10,79 : 8,3 – (5 – 0,56) : 3,7.9 Kur këmbësori përshkoi 0,35 të rrugës, atij i mbetën edhe 6 km deri te mesi i saj. Sa km e gjatë është rruga? 10 Një dhomë gjumi ka formën e drejtkëndëshit me përmasa 3,5 m dhe 2,5 m. Muret anësore, me lartësi 2,5 m duhen veshur me letër, me përjashtim të derës dhe të dritares, syprina e të cilave së bashku përbën 0,1 të syprinës së mureve. Nëse letra ka formën e një katrori me brinjë 50 cm, sa copë të tilla duhen? 11 Nga një bidon i madh, që përmban 164,5 litra larës enësh, mund të mbushen bidonë të vegjël, që zënë 0,75 litra.a) Sa bidonë të vegjël mbushen gjithsej nga i madhi?b) Në qoftë se janë mbushur 75 bidonë të vegjël, ç’pjesë e sasisë së larësit të enëve ka mbetur në bidonin e madh?Mbretëresha e termiteve (lloj insektesh) është 12 cm e gjatë, ndërsa mbreti i tyre është jo më shumë se 1,7 cm i gjatë. Sa herë më e gjatë (me përafrim deri në njëshe) është mbretëresha e termiteve nga mbreti i tyre. 122. Në një bidon ka 4,5 litra qumësht. Në bidonin e dytë ka 3 herë më pak qumësht, kurse në bidonin e tretë ka dy herë më pak qumësht se në të dytin. Sa litra qumësht ka në secilën bidon? 3. Çdo tabletë përmban 0,25 mg ilaç. Sa tableta duhet të marrë në ditë i sëmuri, për të arritur dozën 1 mg?

