Page 30 - Demo
P. 30
MATEMATIKA 7261.10 Kthimi i thyesës së zakonshme në dhjetoreA Kërkoni dhe zbuloniArbrit iu deshën 30 minuta kohë për të bërë detyrat e matematikës, Erës 12e orës, ndërsa Bardhës 0,5 orë. Cilit prej tyre iu desh më shumë kohë për të bërë detyrat e matematikës? Argumentoni.B Vrojtoni dhe mësoniNumrin dhjetor 3,54 mund ta shkruajmë 354100 , duke e kthyer në thyesë. Mbani mend:Çdo numër dhjetor mund ta kthejmë në thyesë të zakonshme. Por jo çdo thyesë të zakonshme mund ta kthejmë në thyesë dhjetore.Për shembull, thyesën 38 mund ta shkruajmë si thyesë dhjetore, kurse thyesën 715 nuk mund ta shkruajmë si thyesë dhjetore. Cila është arsyeja? Për ta kthyer thyesën e zakonshme në dhjetore, emëruesin e saj duhet ta bëjmë 10, 100, 1000, etj. Secili nga numrat 10, 100, 1000 etj., kur zbërthehet në faktorë të thjeshtë, përmban si faktorë të tillë vetëm numrat 2 dhe 5. Te thyesa 38, emëruesi zbërthehet 2 · 2 · 2. Po ta shumëzojmë këtë emërues me 5 · 5 · 5, ai bëhet 1000. Pra, këtë thyesë mund ta shkruajmë si thyesë me emërues 1000. 38= 3222 ⋅ ⋅ = 3 · 5 · 5 · 52 · 2 · 2 · 5 · 5 · 5= 3751000 = 0,375. Mbani mend:Nëse emëruesi i thyesës përmban si faktorë të thjeshtë vetëm 2 dhe 5, këtë thyesë mund ta kthejmë në thyesë dhjetore.Te thyesa 715 , emëruesi zbërthehet 3 · 5. Me çfarëdo numri ta shumëzojmë këtë emërues, faktori 3 do të jetë gjithnjë i pranishëm. Pra, emëruesin e kësaj thyese nuk e kthejmë dot në një prodhim me vetëm dysha dhe pesa, pra nuk e kthejmë dot në emërues të trajtës 10, 100, 1000. Kjo thyesë nuk kthehet dot në thyesë dhjetore. Mbani mend:Nëse emëruesi i një thyese të pathjeshtueshme përmban ndonjë faktor të thjeshtë, të ndryshëm nga 2 dhe 5, atëherë këtë thyesë nuk e kthejmë dot në thyesë dhjetore. Kujdes! Deri tani kemi folur për kthim thyesash të pathjeshtueshme në numra dhjetorë. Për thyesat e thjeshtueshme bëjmë më parë të gjitha thjeshtimet e mundshme.

