Page 34 - Demo
P. 34


                                    MATEMATIKA 7301.12 PërqindjaA Kërkoni dhe zbuloniNjë pajisje elektrike kushton 25 euro. Çmimi i saj ulet për 20%. Gjeni: a) për sa euro është ulur çmimi; b) çmimin e ri të pajisjes elektrike.Nëse Agimi merr dy pajisje të tilla, do t’i blejë me 6 euro më pak secilën. c) Gjeni sa % do të ulet çmimi.B Vrojtoni dhe mësoniThyesa 1100 lexohet “një për qind” dhe shënohet “1%”. Mbani mend:Të gjitha thyesat me emërues 100 lexohen si përqindje.P.sh.: 35100 shënohet 35% dhe lexohet “35 për qind”.Një për qind e një madhësie të caktuar quhet 1100 pjesë e saj. Për të gjetur 1% të një madhësie, mjafton të shumëzojmë atë me 1100 (ose ta pjesëtojmë atë me 100). Madhësia së cilës i llogaritet përqindja (tërësia) përbën 100 për qind të vetes (100%). Për të gjetur a% të një madhësie të caktuar, veprojmë njësoj si për gjetjen e pjesës kur njihet tërësia. Për këtë mjafton të shumëzojmë madhësinë e shqyrtuar me thyesën 100a . Për të gjetur një madhësi, kur dimë që b% e saj është numër i njohur p (për të gjetur tërësinë kur dihet pjesa), mjafton të pjesëtojmë p me thyesën 100b . Shembulli 1 Nga 50 000 banorë të një qyteti, që kanë të drejtë vote, votuan 60% e tyre. Sa banorë votuan? ZgjidhjeNumri i votuesve është 50000 · 60100= 30 000 banorë.Shembulli 2 Në një shkollë mësojnë 110 djem, që përbëjnë 55% të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Sa nxënës ka shkolla? Zgjidhje Numri i nxënësve është 110 : 55100= 110 · 10055= 200 nxënës.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38